1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Këshilla për të ulur gjasat e abortit

Më të lexuarat

Aborti më i shpeshtë ndodh në 12 javët e para, para se fryti të formësohet plotësisht. Mirëpo, pesë për qind e femrave humbin fëmijën pas tre muajve të parë. Në cilëndo fazë të shtatzënësisë që të ndodhë, aborti mund të shkaktojë frikë, ndjenjë inferioriteti dhe pikëllimi të thellë.

Edhe pse nuk ka mënyra të cilat do të garantonin shtatzënësi të plotë dhe të sigurt, disa njohuri mund të ndihmojnë, nga aspekti i shkaqeve njerëzore që aborti “të shmanget”. Hulumtimet kanë treguar se edhe aspirina e rëndomtë mund t’u japë shpresë shumë femrave. Ja disa shkaktarë të abortit dhe disa mënyra të zvogëlimit të rrezikut të tij.

Infeksionet

Vetë infeksionet e rëndomta siç është gripi, nuk janë të rrezikshme, mirëpo temperatura e lartë mund të shkaktojë abortin. Ajo ndodh për shkak se trupi nuk mundet njëkohësisht të luftojë me sëmundjen dhe të kujdeset për shtatzënësinë e hershme. Andaj organizmi përqendrohet në shërim dhe si pasojë ndodh aborti.

Në fazën e shtatzënësisë së mëvonshme, aborti mund të jetë pasojë e infeksionit të mitrës apo të vaginës, për shembull cistitiset apo klamidiet. Në qoftë se infeksioni përhapet në mbështjellësin e frytit (e njohur si placentë), atëherë mund ajo të pëlcasë dhe do të shkaktojë abortin.

Infeksioni i lukthit gjithashtu mund të shkaktojë dështimin e shtatzënësisë. Kjo do të thotë se duhet shmangur ushqimet e konservuara me bazë mishi, vezët dhe djathëra të caktuara. Ngërçet e fuqishme në lukth gjithashtu mund të shkaktojnë pëlcitjen e placentës që mbështjell fëmijën.

Edhe taksoplazmoza, infeksion i cili bartet nga mishi i kuq i papjekur mirë, mund të sulmojë placentën dhe të shkaktojë pëlcitjen e saj. Disa mjekë testojnë të gjitha femrat ndaj taksoplazmozës.

Rubeola gjithashtu mund të përhapet dhe të shkaktojë pëlcitjen e mbështjellësit që mbart dhe mbron fëmijën. Me ndihmën e ekzaminimit të gjakut mund të verifikohet se a ka femra antitrupa në rubeolë, ndërkaq në rast kur nuk ka, duhet të vaksinohet tre muaj para se të mbetet shtatzënë.

Çrregullimet gjenetike

Në 50 deri në 60 për qind të aborteve nëpërmjet ekzaminimeve të gjakut kanë treguar se ekzistojnë çrregullime kromozomale të cilat pengojnë zhvillimin e shëndoshë të frytit. Kjo do të thotë se gjenet të caktuara kanë ndikuar në moszhvillimin e fëmijës që në faza të hershme. Aborti spontan thjesht është mënyrë natyrore që siguron dështimin e shtatzënive të cilat nuk janë të shëndosha.

Mosha

Sa më të vjetër të jenë femra dhe mashkulli, rreziku i abortit është më i madh.
Te femrat mbi moshën 35 dhe meshkujt mbi moshën 45-vjeçare ekziston rrezik më i madh nga paraqitja e sëmundjeve gjenetike, veçanërisht nga sindromi i Downit. Nëse shtatzënia në moshë të shtyrë shoqërohet edhe me probleme të natyrave të tjera, si çrregullime gjenetike apo infeksione, rreziku për abort spontan është më i madh.

Hormonet

Mesatarisht rreth 10 për qind e shtatzënave nuk kanë hormone të mjaftueshme, rëndom progesterone, për të mbajtur shtatzënësinë. Kjo mund të zbulohet me ekzaminimin e rëndomtë të gjakut për të parë nivelet e këtij hormoni. Shërimi është mjaft i suksesshëm dhe arrihet me terapi përkatëse me hormone.

Çrregullimet gjinekologjike

Ndonjëherë qafa e dobët i mitrës mund të jetë shkaktar i abortit. Procedura më e thjeshtë është qepja e qafës të mitrës, me ç’rast ajo mbyllet dhe nuk lejon frytin të dalë jashtë.

Problemet me sistemin imun

Hulumtimet më të reja janë inkurajuese për shumë femra të cilat vuajnë nga sëmundja autoimune e quajtur sindroma antifosfolipide ose sindroma e Hughes. Deri në 20 për qind e femrave me aborte të shpeshta kanë nivel të shtuar të antitrupave të quajtura antitrupa antifosfolipide (ose lupus antikoagulante). Ata antitrupa qarkullojnë në gjak dhe shkaktojnë tendosjen e enëve të gjakut të cilat furnizojnë mitrën, dhe si pasojë fetusi vdes.

Antitrupat antifosfolipide diagnostikohen me ndihmën e ekzaminimit të gjakut. Në qoftë se konstatimi është pozitiv, problemi mund të shërohet me doza të ulëta të aspirinës apo të heparinës, barna kundër koagulimit. Që të dyja këto barna mund të rregullojnë qarkullimin e gjakut në mitër. Mirëpo, ato nuk duhet të merret pa u konsultuar me mjekun, por ekskluzivisht nën mbikëqyrjen e tij.

Në raste të tjera, sistemi imunitar mund të reagojë ndaj organizmit të vet duke sulmuar inde të caktuara sikur ato të jenë të huaja. Nëse sistemi imunitar sulmon mitrën duke e trajtuar atë si një “të huaj”, pasoja është aborti spontan.

Cigaret dhe alkooli

Shëndeti i përgjithshëm i të dy partnerëve në tre muajt e parë para shtatzënësisë ka ndikim të fuqishëm në frytin. Pirja e duhanit jo vetëm që zvogëlon frytin, por shton rrezikun nga dështimi e më vonë mund të shkaktojë edhe komplikime. Alkooli po ashtu dobëson qarkullimin e gjakut në mitër, dhe si pasojë zvogëlon sasinë e oksigjenit të cilin duhet ta marrë fëmija.mj/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit