11.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Këshilla për të mësuar më mirë

Më të lexuarat

1. Kupto synimet tua

Hapi i parë është mos humbja e shpresës, sepse nëse biem në grackën e dëshpërimit, dhe tronditemi, atëherë kjo ul qëndrueshmërinë. Mbaj synimet tuaja të pastërta, dhe për të rritur qëndrueshmërinë tuaj kujto arsyen e mësimit. Thuaj Bismilah dhe vazhdo me punën.

2. Rendit prioritetet tua

Studimet janë të rëndësishme në qoftë se ju doni të keni një punë dhe t’i siguroni vetes një jetë më të mirë, për të dhënë për bamirësi, për të ndikuar pozitivisht tek të tjerët, për të iniciuar projekte zhvillimore, apo edhe për të vizituar vendet e shenjta muslimane.

Duhet lënë aktivitetet, të cilat nuk janë prioritetare, si p.sh kalimi i një pjesë të madhe të kohës në Facebook. Çuditërisht këto aktivitete kaq të parëndësishme marrin kohën më të madhe. Pse? Sepse ne humbasim përqendrimin dhe harrojmë prioritetet.

3. Mos humb kohë

Mos prisni minutën e fundit. Zakonisht punëve tona nuk mund t’iu dalim në krye kur ato i lëmë të grumbullohen. Nëse keni provim javën e ardhshme, atëherë filloni me përgatitje që tani, sepse edhe rezultati do të jetë më i lartë dhe mësimi do të bëhet më me lehtësi.

4. Kontrollo numrin e projekteve në të cilat je përfshirë

Duke u marrë me më pak projekte shpesh nënkupton kontrollin e cilësisë së angazhimeve tuaja. Nëse jeni të përfshirë në projekte të shumta, dhe disa prej tyre janë duke ndikuar keq në shëndetin tënd, dhe në detyrat tuaja prioritare, atëherë këtyre aktiviteteve që janë joprioritare mos iu kushto kujdes.

5. Kuptoje veten tënde

Kupto kapacitetin tuaj! Shumë projekte kërkojnë, për shembull, 8 orë punë. Prandaj, vendos me mençuri, dhe mos harroni të leni kohë të mjaftueshme për të gjitha aktivitetet tjera.

6. Përgatit një program ditor

Një program ditor ju ndihmon të shmangni: Zhdukjen e afateve dhe emërtimet, përplasjen në kohë (shumë takime, shumë detyra në një kohë) dhe se planifikimi i mirë ju jep mundësinë për të arritur rezultate të shkëlqyeshme.

7. Bëni  dua

Luteni Allahun që t’iu japë aftësinë e menaxhimit të kohës dhe të bekojë kohën dhe përpjekjet tuaja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit