1. Tek te mençurit fletët e së kaluarës shuhen dhe nuk transmetohen që të përseriten, ato mbyllen njëherë e përgjithmon në burgun e harresës, duke u lidhur e shtrenguar fort që të mos dalin kurrë.
2. Mos jeto në ëndrrën e kaluar, e as mos rri në hijen tradhtare që humbet shpejt, zgjoje veten nga gjumi që të lodh.
3. Ai që e do të kaluarën dhe i kthehet asaj është si ai i cili bluan miellin që në esencë është i bluar, apo si ai që sharron tallashin e drurit.Me të vërtetë gabimi ynë më i madh është se harrojmë të tashmen dhe angazhohemi me të kaluarën.
4. A nuk e sheh se njerëzit nuk shikojnë pas as që kthehen të vështrojnë gjurmët që lanë prapa?! Era që fryen gjërat i merr përpara, e nuk i lë pas! Gjithashtu, edhe uji që rrjedh shkon përpara e nuk ecën pas, po nëse shohim edhe më thellë vërejmë se çdo gjë që lëviz në këtë rruzull tokësor – qoftë insekt, shtazë, kafsh, njeri apo makinë – të gjithë ecin para e nuk shkojnë pas. Ndaj, as ti mos shko kundër rregullit të jetës, e të prishësh zakonin e saj…!
5. Bukuria është porsi emri i saj, mirësia është si përshkrimi i saj, bamirësia është si shija e saj.
6. Mirësia ndaj të tjerëve të hap gjoksin.
7. Përfituesit e parë në futjen e gëzimit në zemrat e njerëzve janë mu ata që e shkaktojnë këtë gëzim, i korrin frytet e tija shpejt në shpirtërat e tyre, në moralin dhe ndjenjat e tyre, u hapet gjoksi, u zgjerohet, e më këtë gjejnë qetësinë e rehatinë.
8. E nëse ty të godet ndonjë pikëllim a të shkokton dhembje ndonjë brengë, ofroja ndokujt një bamirësi apo ndonjë gjësend të bukur e do ta gjesh shtegdaljën dhe do të qetësohesh.
9. T’u shpërndash buzëqeshje të ndritshme shpirtërore varfanjakëve është lëmoshë rrjedhëse në botën e vlerave.
10. Të bërit mirë i ngjan parfumit prej të cilit ka dobi bartësi i tij por edhe blerësi dhe shitësi i tij, të ardhurat dhe fitimet shpirtërore janë barëra të bekuara e të bereqetshme që konsumohen në barnatoren e atyre zemrat e të cilëve janë ndërtuar me të mira e bëmirësi.
11. O ju që jeni të kërcënuar nga ankthet e fatkeqësisë, frikës e tronditjës, ejani në kopshtin e mirësisë dhe angazhohuni me të tjerët, duke u dhënë, gostitur, ndihmuar e shërbyer dhe do ta gjeni lumturinë me shije, ngjyrë e prekje.
12. Të papunët në jetën e tyre janë ata prej të cilëve zbulohen ligësitë dhe të këqijat në të gjitha aspektët, ngase mendja e tyre është e shpërndarë gjithandej nëpër hambarët e halleve.