3 C
Pristina
Thursday, December 5, 2024

Këshilla me vlerë nga jeta e përditshme

Më të lexuarat

Këshillo me urtësi: Në dituri, në punë dhe në thirrje për të mirë dhe ndalim nga e keqja.

Falëndero Allahun që të ka dhënë këtë mundësi, për ta shpëtuar dikë nga rreziqet dhe vështirësitë e kësaj jete, dhe dënimet e botës tjetër.

Me angazhimin tënd, ti mund ta shpëtosh një familje nga ndarja dhe shkatërrimi.

Ja disa këshilla praktike dhe direkte që mund ti bëjmë:

1. Punët e hajrit janë të shumta dhe të mira, por shumëkush nuk ka qasje dhe nuk di si të fillojë: “Ndihmoje këtë”.

2. Bindja e fortë, vendosmëria dhe guximi, krijojnë fuqi veprimi: “Rreziko të fillosh”…

3. Kujdes ndaj ndjenjave të prindërve që të mos i lëndosh. Atyre thuaj: Fjalë të mira, shikime ledhatuese, Buzëqeshje etj., dhe bën sabër nga lëshimet e tyre.
Këto janë të lehta dhe të vlefshme, por shumëkush nuk din t’i bëjë.
Prindërve sjelli vetëm lajme të mira.
Ne kemi nevojë për kënaqësinë e prindërve, sepse kemi nevojë për xhenetin.
“Bamirësia ndaj tyre na lumturon në jetë dhe na afron me xhenetin, kurse sjelljet e këqia me ta, na shkatërrojnë jetën dhe na shpien në xhehenem”.

4. Bëjini të lumtur antarët e familjes tuaj (gruan, fëmijët, vëllezërit, motrat etj.), sepse një ditë do ndahen prej jush, e pastaj nuk vlen pendimi.
“Për t’ia ditur vlerën asaj që e ke, imagjinoje se nuk ke “.

5. Nëse ndodh ndarje (shkurorëzim) mes bashkëshortëve, nuk ka nevojë të ndodhë me lëndime
dhe ofendime.
Pse të mos jetë sipas asaj që pororsit Kurani  “Ose jetoni me bamirësi, ose ndahuni me të mirë”,  El-bakare 229.

6. Është humbje, nëse nuk përfiton nga njerëzit e sukseshëm (jo ata me autoritet, por të sukseshëm në jetë). “Shoqërohu me të dhe mëso prej tyre”.

7. Përfito nga njerëzit e urtë dhe të moralshëm. “Ti më këtë e fiton jetën e lumtur dhe xhenetin”

8. Njerëzit e mëdhenj të vërtetë, kanë një simbol që dallohen, “MODESTIA”. “Bëhu modest e jo mendjemadh, që të jesh i madh edhe në sytë e njerëzve, edhe te Zoti”.

9. Nëse të vie turp dhe ngushtohesh, kurrë nuk mëson nga jeta. “Thyeje këtë nga rasti i parë kur të vie, edhe pse të duket vështirë,, por beso se është e lehtë”.

10. Nëse dituria nuk futet në praktikë dhe dobi ndaj njerëzve, rrezikon të jetë e pavlefshme. “Falënderoje Zotin për diturinë, përmes praktikës”.

11. Jeta e jote është e shtrenjtë, mos ia dhuro askujt përveç Zotit, Ai ta dha dhe te Ai do të kthehesh.

“ Jeto ashtu si të ka porositur Zoti, bëhesh i lumtur në këtë jetë, dhe e fiton xhenetin në botën tjetër”.

12. Fjalën ‘TË DUA’, antarët e familjes le ta përdorin mes vete sa më tepër. Ua shton dashurinë.
“Nëse e don dikend, Bëja me dije se e don (për Allah)”.

13. Nëpër telefona, ka shumë numra të njerëzve të ndryshëm, por edhe në Facebook ka shumë shokë.. “Bëju thirrje për namaz ose ndonjë këshillë të dobishme fetare”.

14. Gruaja e ndershme është dhuratë nga Zoti në jetën e burrit… “Ruaje ate”. Edhe burri i ndershëm është dhuratë nga Zoti në jetën e gruas.. Ruaje edhe ti atë, mos të ik..”

15. (Për burrin): Kie frikën e Zotit ndaj gruas. Dënohesh ashpër te Zoti nëse nuk kujdesesh për të.
(Për gruan): Kie frikën e Zotit ndaj burrit. Nëse burri është i kënaqur me ty, edhe Zoti është i kënaqur. “ Kështu e fitoni lumturinë në jetë dhe xhenetin në ahiret”.

16. Jeta bashkëshortore është ndër gjërat më të çmueshme që e posedon. “Për t’i ruajtur gjërat e çmueshme, duhet të japim shumë mund që mos t’i humbim ato”.

17. Sjelljen e mirë ndaj burrit,, dhe sjelljen e mirë ndaj gruas, duhet llogaritur si adhurim që duhet bërë sabër, sepse ka sevape për këtë. Pavarësisht se si sillet tjetri.

18. Përsosshmëria dhe lumturia e përhershme nuk është në këtë botë, por në botën tjetër te Zoti në xhenet. “Për këtë, duhet bërë lëshimë nga të dy palët, që të stabilizohet jeta bashkëshortore.

19. “ Gjithçka mund të ndryshon,, edhe bashkëshortët mes vete mund të ndryshojnë për të mirë,,
në sjellje, në civilizim, në mirëmbajtje të trupit, të familjes etj. “Angazhohu për këtë”.
Kurrë mos ço inat ndaj burrit, apo ndaj gruas, sepse e humbni njëri-tjetrin.
Bëji ndryshimet dhe veprimet që i don burri, apo që i don gruaja.
“Vishuni dhe zbukurohuni për njëri-tjetrin, e jo për në publik”.

20. Për të qenë i sukseshëm në jetë duhet:
Sinqeriteti, puna, njohuritë, durimi, urtësia, t’i shoqërosh njerëzit e përvojave dhe të suksesit, njohja e situatave vendore dhe ndërkombëtare, njohja e nevojave të mjedisit ku jeton, raportet e mira me familjen dhe farefisin, raportete mira me njerëzit ku jeton, etj. Më kryesorja e kësaj është, raportet me Zotin, përmes adhurimeve si namazi, zekati etj.,
pastaj duke iu shmangur gjynaheve, duke u larguar nga përfitimi i haramit etj.

Përpunoi nga arabishtja
Mr. Ragmi Destani

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit