1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Këshilla ime për ty!

Më të lexuarat

O njeri!
Këshilla ime për ty është të falesh dhe t’i ruash namazet duke i falur në kohën e tyre. Për Allahun, askush nuk mund të të bëj dobi tek Allahu. Askush nuk e merr përsipër gjynahun tënd, askush nuk polemizon me Allahun për ty. Nuk do të të bëj dobi as fëmija dhe as pasuria. Nuk do të kesh gjithnjë pozitën dhe rininë tënde. Ti do të pendohesh për pakujdesinë tënde ditën, që nuk të bën dobi pendimi. Vdekja të vjen papritur dhe do të jesh i pavëmendshëm ndaj saj.Përgatitu mirë, përqëndrohu dhe merr mësim nga ata që ishin para teje.

Dije, se gjëja e parë për të cilën do të pyetet njeriu Ditën e Kijametit është namazi. Nëse ka për të qenë në rregull do të pyetet për ato që janë pas tij si: Zekati, agjërimi dhe haxhi. Nëse ai refuzohet nuk ka për t’u pyetur për asnjë gjë të mirë pas namazit, edhe pse jep zekat, agjëron dhe kryen haxhin.
Dije, se kush lë namazin qëllimisht, nuk justifikohet nga Allahu i Lartësuar dhe i Dërguari i Tij (paqja dhe bekimi qofshin mbi të).

Bëj Kujdes, të mos jesh prej muslimanëve të rremë, që falin një namaz dhe lënë disa të tjerë. As prej atyre që thonë: Nuk është kryesor namazi, por e rëndësishme është të kesh zemër të pastër e të mos mashtrosh të tjerët. Ata pretendojnë se nuk e zemërojnë Allahun, as të Dërguarin e Tij dhe as besimtarët: «Nuk ka dyshim se ata të cilët e zemërojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, Allahu i ka mallkuar në Dynja dhe në jetën e Fundit dhe ka përgatitur për ta vuajtje poshtëruese. Edhe ata të cilët zemërojnë padrejtësisht besimtarët dhe besimtaret, mbajnë mbi vete krimin e të shpifurit dhe gjynah të qartë.» (El-Ahzab 57-58).

Nëse je i logjikshëm, falu. Për Allahun, një i logjikshëm nuk e lë kurrë namazin.

Bëj kujdes, të mos bëhesh prej atyre, që nuk i përdorin mendjet dhe shqisat në atë që u sjell dobi, por ndjekin epshet dhe shejtanët.

 

Përse Falem”: Abdurrauf El-HAnauij

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit