0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Këshilla dhe udhëzime rreth provimeve shkollore!

Më të lexuarat

Zgjodhëm disa këshilla për nxënësit dhe studentët musliman që tu përmbahen atyre gjatë provimeve shkollore.

Falenderimi i takon Allahut subahnehu ve teala paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi pejgamberin familjen dhe shokët e tij.

Nxënësi musliman mbështetet në Allahun gjatë provimeve në këtë botë dhe kërkon ndihmë prej Tij duke u përkujdesur për shkaqet sipas porosisë pejgamberike: transmeton ebu Hurejre se Resulullahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Besimtari i fortë është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu se besimtari i dobët dhe tek të dy ka mirësi. Kërko nga ajo prej të cilës ke dobi dhe kërko ndihmë prej Allahut dhe mos rri pasiv” sahih muslim hadithi nr: 2664 

Dhe nga këto gjëra janë:

1. të luturit Allahun subhanehu ve teala me çdo fjalë që janë në përputhshmëri me sheriatin p.sh. të thojë o Zot ma lehtëso, O Zot më jep të kuptoj etj.

2. të pregaditet me fjetje herët një natë para provimit dhe të shkojë në provim në kohën e caktuar

3. të marre me vehte mjetet e duhura dhe të lejuara vizore, laps, letër etj.

4. të shqipton duan e daljes nga shtëpia dhe të jetë në përputhje me kënaqësinë e prindërve të vet ngase duaja e tyre për fëmijën është e pranueshme

5. të fillojë me “bismillah” ngase ai është i lejuar në çdo punë të lejuar dhe të dobishme dhe i sjell asaj pune bereqet dhe është një prej shkaqeve të suksesit

6. frigoju Allahut dhe mos përhap brengosje ndër shokët e shkollës para provimit por përhap ndër ta optimizëm me shprehje të buta dhe të lejuara

7. pra prognozo rezultat të mirë për vehte dhe për shokët e tu

8. përmendja e Allahut shpor brengën dhe habinë dhe kur të hasish në ndonjë çeshtje të rëndë lutju Allahut që ta lehtësojë ate. shejhulIslam ibn Tejmijje kur i vështirsohej kuptimi i ndonjë gjëje thoshte: o mësues i Ibrahimit mësom dhe O Ai që bëre Sulejmanin të kuptojë me jep që të kuptoj!

9. zgjedh vend sa më të mirë për ulje gjatë provimit dhe shiko të keshë mbështetje të mirë dhe rri në mënyrë të drejtë në uljen tënde

10. në fillim shikoi provimet dhe bëre ndarjen e kohës për pyetjet

11. planifiko zgjidhjen e pyetjeve të lehta së pari e mandej ato të rëndat, dhe gjatë zgjidhjes shëno idejat dhe vërejtjet që mund ti përdorish gjatë zgjidhjes.

12. përgjigju pyetjeve sipas rëndësisë dhe sipas numrit të poenave që mer me zgjidhjen e tyre

13. mos shpejto në përgjigjen e pyetjeve

14. ndaj së pakti 10% të kohës së paraparë për rishikim të pyetjeve

15. dije se mashtrimi është i ndaluar në çdo lëndë dhe jo vetëm në ato fetare por edhe në ato të gjuhëve të huaja p.sh.

16. në përgjigjet me shkrim vëndo shprehjen kryesore në fillim të përgjigjes ngase ate e lyp kontrollori i përgjigjes dhe mund që mos ta vërejë ate në grumbullin e shprehjeve dhe fjalëve të ndryshme

17. nëse pas kryerjes së provimit sheh se ke gabuar në ndonjë përgjigje dije se ajo duhet të të shtyjë të mësosh më shumë për në të ardhmen dhe ji i kënaqur me përcaktimin e Allahut

18. mos haro asnjëherë provimin e ahiretit se në të vërtetë ai që shpëton prej zjarrit dhe hyn në xhennet është i shpëtuar

Lusim Allahun të na bëjë prej atyre që fitojnë dhe janë të sukseshëm në dunja dhe prej atyrë që fitojnë dhe shpëtojnë në ahiret


- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit