Kevin Prince Boateng është detyruar të ndryshojë deklaratën e tij të bërë në vitin 2017 për Real Madridin dhe Cristiano Ronaldon që sipas tij ishte më i miri në botë.
Sulmuesi ganez kishte thënë se ëndrra e tij është që të luante për Real Madridin, ndërsa tashmë që është prezantuar si lojtari i Barcelonës, ai është munduar të ndryshojë qëndrimin e tij.
“Unë jam lojtar i Barcelonës dhe lojtari më i mirë në botë është Messi, më i miri në univers,” tha ai.
“Ai e ka treguar atë për 10 vitet e fundit. Unë shpresoj se mund të qëndroj më gjatë”, ka shtuar më tej ganezi./syri