-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kerry: Regjimi i Assadit është fajtor për sulmet kimike

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry i ka prezantuar arsyet e Washingtonit pse e akuzojnë regjimin e presidentit sirian, Bashar al Assad, për përdorim të armëve kimike.

Gjatë një paraqitjeje para mediave që sapo ka përfunduar, ai ka thënë se ekipet e armëve kimike të qeverisë siriane kanë qenë në terren për tre ditë para sulmit të së mërkurës në periferi të Damaskut, që të përgatis terrenin për sulmin.

Ai gjithashtu ka thënë se inteligjenca amerikane e konfirmon se raketat e përdorura gjatë sulmit me gaz janë bërë vetëm nga zonat e kontrolluara nga regjimi dhe ato kanë rënë vetëm në zonat e kontrolluara nga opozita.

Ai ka thënë: “ne kemi parë mijëra raporte nga 11 vende të ndryshme në periferi të Damaskut”, që shfaqin njerëz me simptome të helmimit me gaz gjatë këtyre sulmeve.

Kerry ka thënë se sulmet kanë vrarë 1429 veta, duke përfshirë edhe 426 fëmijë dhe se ato i ka cilësuar “krime kundër njerëzimit”.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit