3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kerry pranon se disa vëzhgime kishin shkuar larg

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka pranuar se disa programe të vëzhgimit të Shteteve të Bashkuara kanë shkuar “shumë larg në mënyrë jopërkatëse”.

Në komentet e djeshme, ai e ka mbrojtur spiunimin si veprim të domosdoshëm në luftimin e terrorizmit.

“Kemi të bëjmë me veprim në botë të re, në të cilën njerëzit kanë vullnet ta eksplodojnë vetveten”, tha Kerry.

Por, ai ka pranuar se kufizimet janë të domosdoshme.

Sekretari Kerry ka sinjalizuar se së bashku me presidentin amerikan, Barack Obama, ishin zënë të befasuar nga raportet për spiunim amerikan në masë të gjërë nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA), pasi monitorimi ishte i drejtuar nga “piloti automatik për shkak të ekzistimit të teknologjisë”.

Sipas tij, presidenti Obama është “i përkushtuar” të ndërmarrë rishqyrtim gjithpërfshirës për ta parandaluar çfarëdo keqpërdorimi.

Raportet për spiunim, që janë mbështetur në dokumentet e zbuluara nga ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowde, i cili është në ikje nga drejtësia amerikane, i kanë zemëruar shumë aleatë të Shteteve të Bashkuara në gjithë botën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit