0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kerry: Palestina nuk ka të drejtë t’i bashkohet Gjykatës Penale Ndërkombëtare sepse nuk është shtet

Më të lexuarat

WASHINGTON (AA) – Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, në lidhje me rezolutën të cilën presidenti amerikan, Barack Obama ia dërgoi Kongresit, që do të autorizonte përdorimin e forcës ushtarake kundër ISIL-it, ka thënë se në rezolutë nuk ekziston asgjë që do të shkaktonte interpretime të gabuara, raporton Anadolu Agency (AA). 

 

“Nuk ekziston pika e cila do të mundësonte luftë të gjatë dhe as interpretime të gabuara”, ka thënë Kerry. Ai në një takim të Komitetit për punë të jashtme të Senatit amerikan u është përgjigjur pyetjeve të anëtarëve për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Palestinës. 

 

Ai kujtoi se Palestina në dhjetor nënshkroi kërkesën për anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC). Izraeli më pas ka vendosur të ngrijë transferimin e qindra milionë dollarë e të ardhurave tatimore të mbledhura në emër të palestinezëve për shkak të përpjekjeve të tyre për t’ju bashkuar ICC-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

 

“Nëse autoritetet palestineze nuk ia dalin, kush do të zë vendin e tyre? Hamas? Xhihadi islamik? Nuk e di. Por e di se nëse shfaqen edhe disa vështirësitë, Mahmud Abbas do të vazhdojë të jetë i distancuar nga dhuna për të arritur zgjidhjen dyshtetërore dhe të vazhdojë angazhimin e vet për politikë paqësore”, ka thënë Kerry. 

 

Sekretari amerikan i shtetit ka përsëritur se “nuk besojnë se Palestina ka të drejt t’i bashkohet Gjykatës Penale Ndërkombëtare sepse nuk është shtet”. Ai theksoi se edhe më parë i kanë paralajmëruar autoritetet palestineze që kjo është “e gabueshme”. 

 

“Por ata nuk kanë durim. Ne kemi kërkuar që të veprojnë ndryshe, dhe kështu tani nuk mund të marrin ndihmë”, theksoi Kerry./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit