4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Kerry mbron Izraelin gjatë debatit në Këshillin për të Drejtat e Njeriut të OKB-së

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka fajësuar Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së se “janë të fiksuar me pretendimet për shkeljet e të drejtave të njeriut nga Izraeli”, raporton Anadolu agency (AA).
 
Kerry i cili ka mbajtur një fjalim në Sesionin e 28-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të mbajtur në zyrën e OKB në Gjenevë ka folur edhe për shkeljet e të drejtave të njeriut në lindje të Ukrainës dhe në Krime si dhe për ngjarjet e dhunshme në Lindjen e Mesme. Kerry ka pohuar se pretendimi  i Këshillit të të Drejtave të Njeriut për Izraelin vë në rrezik të gjithë besueshmërinë e organizatës. Ai ka parashtruar se Këshilli e mban Izraelin në fokus në mënyrë të çekuilibruar.
 
Sekretari amerikan i Shtetit ka pohuar se do të qëndrojnë përballë përpjekjejeve të çdo grupi dhe vendi brenda strukturës së OKB-së që përpiqet të thyejë legjitimitetin e Izraelit. Ndërsa në lidhje me konfliktin e vazhdueshëm në Siri Kerry ka theksuar se: “Grupet radikale të cilët aplikojnë dhunën, jo vetëm shkelin të drejtat e njeriut, por tregojnë se nuk i interesojnë as jetët e njerëzve. Ne kemi parë që ISIL ka djegur njerëzit të gjallë, kanë prerë koka njerëzish në mënyrë barbare dhe kanë shitur vajzat si skllave”.
 
– Çështja e Ukrainës
 
Ndërsa në lidhje me krizën në Ukrainë Kerry duke i bërë thirrje Këshillit ka theksuar se duhet të shmanget menaxhimi gabim i situatës dhe ka përsëritur se gratë, fëmijët dhe burrat në Krime dhe në lindje të Ukrainës torturohen, përdhunohen dhe detyrohen të punojnë.
 
Në sesion gjithashtu ka folur dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov i cili tha se: “Ne jemi shumë të shqetësuar për situatën në Ukrainë. Lufta kundër situatës së rëndë njerëzore në Donbass është prioriteti ynë”. Lavrov ka argumentuar se zhvillimet globale e treguan edhe një herë se po nuk u forcua rendi global dhe rajonal nuk mund të respektohen në mënyrë efektive të drejtat e njeriut.
 
Në debatin e sesionit të 28-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, i cili zhvillon punimet në Gjenevë, ka marrë pjesë edhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit