2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kerry: Mbretërit arab të bëjnë presion mbi Abas-in në njohjen e Izraelit

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i shtetit John Kerry ka kërkuar nga mbretërit jordanezë dhe sauditë që të bëjnë presion mbi presidentin palestinez Mahmud Abas të njohë Izraelin si shtet hebraik, ka thënë një zyrtar i lartë izraelit për gazetën Haretz.
Zyrtari nuk bëri të ditur se si janë përgjigjur të dy mbretërit kërkesës së Kerryt, por shoti se Kerry u kërkoi atyre që të ofrojnë mbështetjen e tyre nëse Abas pajtohet, ose, më së paku për të kërkuar që ai mos ta “hudhë” këtë ide.
Përveç kësaj, zyrtari izraelit ka thënë se Kerry shpreson të marrë një “përgjigje pozitive” për këtë ide nga ministrat e jashtëm të Ligës Arabe, gjatë takimeve të tij në Paris në ditët e ardhshme.
Sipas Haretz, Kerry ka miratuar pikëpamjen e Izraelit në raundin aktual të negociatave dhe po punon për të arritur një marrëveshje që kërkon që autoritetet palestineze të njohin Izraelin si shtet çifut, sepse pa këtë njohje, ai mendon se Izraeli do të refuzojë të negociojë në bazë të kufijve të vitit 1967.
Ambasadori i SHBA-ve në Tel Aviv ka thënë se Kerry mendon që kjo projekt marrëveshje të finalizohet brenda javësh./mesazhi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit