1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kerry kërkon aksion për ndaljen e dhunës izraelito-palestineze

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka kërkuar nga liderët izraelitë dhe palestinezë, që të ndërmarrin hapa urgjentë për ndaljen e dhunës “së pakuptueshme” aktuale.

Gjatë një bisede me gazetarët sot në Madrid të Spanjës, zoti Kerry tha se është tejet e rëndësishme që liderët izraelitë dhe palestinezë ta qartësojnë statusin e kompleksit al-Aksa dhe të pajtohen për hapat që duhet të ndërmerren për uljen e tensioneve.

Kjo dhunë ishte nxitur nga thashethemat se Izraeli po bënte plane të fshehta për marrjen e këtij kompleksi, që për hebrenjtë është Tempulli i Lartë, ndërsa aty gjendet edhe xhamia al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë i myslimanëve.

Izraeli i ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se nuk ka plane për ndërrimin e status-quos së kompleksit dhe i ka akuzuar palestinezët për nxitje të dhunës, duke përhapur thashetheme.

Tetë izraelitë dhe 40 palestinezë janë vrarë nga dhuna aktuale.

Zoti Kerry theksoi se Izraeli ka të drejtë ta mbrojë vetveten nga aktet e dhunës.

Pritet që zyrtari i lartë amerikan gjatë kësaj jave, të takohet me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në Berlin, dhe me liderin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, në Jordani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit