-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kerry: Heqim dorë nga sulmi nëse dorëzohen armët kimike

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry deklaroi sot nga Londra se sulmi ushtarak kundër Sirisë mund të parandalohet nëse presidenti Bashar Al-Assad dorëzon të gjitha armët kimike tek komuniteti ndërkombëtar.

Deklarata e Kerryt erdhi gjatë konferencës së shtypit që Kerry pati me homologun e tij britanik William Hague. “Assad mund të evitojë pasojat e një sulmi të perëndimit nëse i dorëzon komunitetit ndërkombëtar të gjitha armët kimike deri javën tjetër”- deklaroi numri një i diplomacisë amerikane.

Kerry më pas ka theksuar se zgjidhja për konfliktin në Siri zgjidhet në tryezën e bisedimeve dhe jo ne kampin e betejës, duke nënvizuar se “duhet të arrijmë te kjo tryezë”.

Sekretari amerikan i shtetit ka ripërsëritur se përgjegjësia për urdhrin e dhënë për përdorimin e armëve kimike bie direkt mbi presidentin Bashar Al-Assad. Ndërkohë, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka paralajmëruar se çfarëdo sulmi ushtarak në Siri nga SHBA-të do të shkaktonte një “shpërthim të terrorizmit” dhe do të nxiste një valë të re të refugjatëve. Ai ka folur pas takimit me ministrin e jashtëm sirian, Muallem i cili po qëndron në Moskë./ALMK/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit