-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Kërkon status special për veriun

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon, ka takuar në Beograd kreun e Partisë Demokratike Boris Tadiq. Ky i fundit ia ka paraqitur edhe planin e tij katër pikësh për Kosovën.

Tadiq citohet të ketë thënë se problem i Kosovës është një problem ndërkombëtar i cili kërkon kompromise nga të gjitha palët dhe problemet duhet zgjidhur duke u bazuar në Rezolutën 1244.
“Presidenti i Partisë Demokratike shprehu përkrahjen e tij për presidentin e ri serb dhe për qeverinë e re serbe e në këtë pikë edhe për zgidhjen e çështjes së Kosovës. Në këtë mënyrë, ai ka shprehur edhe gatishmërinë për të aktualizuar planin e tij katër pikësh i cili përmbanë propozime konkrete për të zgjidhur çështjen e Kosovës”, thuhet në një deklaratë të partisë së Tadiqit, raporton Tanjug.
Sipas saj, plani përmbanë zgjidhjen e çështjes në atë mënyrë që veriut të Kosovës ti jepet një status special, të garantohet jeta e serbëve nëpër enklava dhe kishat e manastiret serbe në Kosovë të ruhen.
Tadiq thuhet se ka nënvizuar rëndësinë e zgjidhjes së problemeve ekzistuese në Kosovë dhe të ndalen incidentet tragjike që po ndodhin në Kosovë./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit