Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtarë “Adem Jashari” të Prishtinës.
Ai në një prononim për media kërkoj vazhdim të dialogut dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton RTK.
Ban kërkoi që edhe zgjidhja e veriut të kërkohet nëpërmjet dialogut. Këtë ai ia kërkojë krerëve të institucioneve dhe popullit të Kosovës.
Ai u shprehë të jetë kënaqur për vizitën e tij në Kosovë.
Ban Ki-moon do t’i takojë krerët institucionalë në Aeroportin e Prishtinës.
Më pas, do të mbajë një konferencë për media, ku nuk lejohen pyetjet si dhe do ta vizitojë UNMIK-un, Deçanin dhe Prizrenin.kohaislame