1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

KËRKON HETIM PARLAMENTAR PËR VEPRIMTARINË E SHIK-UT

Më të lexuarat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Florin Krasniqi, nuk është dëgjuar që një kohë të gjatë në Kuvend, ndërsa sot në deklarimet jashtë rendit të ditës propozoi themelimin e një Komisioni Parlamentar i cili sipas tij do të hetonte veprimtarin e Shërbimit Informativ të Kosovës ( SHIK).

“ Në bazë të rregullores së Kuvendit neni 69 dhe 71 kërkoj themelimin e një Komisioni Parlamentar që do të ishte marrë me hetimin e veprimtarisë së SHIK-ut, kjo kërkesë assesi nuk i amniston shërbimet tjera informative”, ka thënë Krasniqi.

Më pas ai kërkoi mbështetjen e deputetëve tjerë për këtë çështje pasi tha vetëm se ka filluar t’i mbledh 40 nënshkrimet e nevojshme në bazë të rregullores së Kuvendit. Deputeti Krasniqi ka dhënë disa nga arsyet se pse sipas tij SHIK-u duhet të hetohet.

“Cila ishte struktura dhe hierarkia e këtij shërbimi, si financohej ky shërbim, kush e financoj këtë shërbim sa pare morën këta njerëz, çka bënë me ato para. A krijoi dosje ky shërbim dhe për kë krijoi dosje. Mendoj se këto janë pyetjet themelore tepër të rëndësishme për popullin dhe shtetin e Kosovës”, ka thënë mes tjerash Krasniqi./indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit