4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kërkohet që në Asamblenë e NATO-s deputetët e Kosovës të jenë vëzhgues

Më të lexuarat

Kosova duhet të angazhohet më shumë që të gjitha vendet anëtare të Asamblesë së NATO-s ta njohin shtetësinë e saj, në mënyrë që Kosova të marrë statusin e plotë të vendit anëtar në Asamblenë e NATO-s. Kështu ka thënë sot Thomson Gjoblin, përfaqësuesi i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, gjatë takimit me kryeparlamentarin, Jakup Krasniqi.

Siç theksohet në komunikatë për këtë takim është biseduar edhe për situatën në veri të Kosovës.

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, po qëndron në Kosovë për një vizitë pune. Gjatë takimit me kryeparlamentarin, Jakup Kransiqi u tha se është biseduar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, në veçanti për situatën në veri. Ndërkohë, siç raporton RTK, Krasniqi ka kërkuar që deputetët e Kosovës të marrin pjesë si vëzhgues në Asamblenë e NATO-s.

“ I kemi njoftuar edhe me nivelin e pasigurisë në veri të Kosovës. Kërkuam që në të ardhmen të shikohet mundësia që deputetët e Kosovës të jenë pjesëmarrës si vëzhgues në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s” , tha Krasniqi.

E në anën tjetër kryetar i komisionit për siguri civile në Asamblenë e NATO-s, Thomson Gjoblin Kosova duhet të angazhohet më shumë që vendet e tjera anëtare të NATO-s ta njohin shtetësinë e saj, në mënyrë që të marrë statusin e plotë të anëtarësisë në Asamblenë e NATO-s. Gjoblin ka thënë se NATO përkrah bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

“ Shpresojmë që bisedimet do të zhvillohen në mënyrë konstruktive, në mes të dy komuniteteve, në veçanti të zgjidhen problemet në veri. Unë jam i bindur se vetëm përmes bisedimeve mund të zgjidhen problemet në Kosovë dhe Serbi”, tha Gjoblin.

Delegacion i Asamblesë Parlamentare të NATO-s do të zhvilloj takim edhe me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi dhe përfaqësuesit e komunitetit serb. Ndryshe ky delegacion ka qëndruar edhe në Serbi, ndërsa dje ka zhvilluar takime edhe në veri të Kosovës.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit