0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kërkohet që gjendja e jashtëzakonshme pas tërmetit në Shqipëri të shtyhet deri më 31 mars

Më të lexuarat

Menjëherë pasi që Shqipëria u godit më 26 nëntor nga një tërmet i fuqishëm, kryeministri Edi Rama shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore që zgjat një muaj.

Por, duke pasur parasysh që vendi është duke u goditur vazhdimisht nga tërmetet, Këshilli i Ministrave i është drejtuar Kuvendit me një kërkesë që kjo gjendje të shtyhet deri më datë 31 mars të vitit 2020.

Lidhur me këtë, Komisioni për Sigurinë Kombëtare e ka në rend dite për sot këtë kërkesë.

Tërmeti u mori jetën 51 personave si dhe plagosi mijëra të tjerë. Nga ky tërmet me mijëra familje mbetën pa shtëpi, pasi disa pallate u shembën dhe disa të tjerë u shpallën të pabanueshme.

Përmes një deklarate për medie, Policia e Shtetit dhe Prokuroria kanë bërë të ditur se kanë ndaluar nëntë persona me arsyetimin se janë bërë shkelje gjatë ndërtimit.

Në prokurorinë e Durrësit u morën në pyetje më shumë se 90 persona mes tyre inxhinierë, pronarë objektesh dhe zbatues.

Në hetime u përfshinë të paktën 60 kompani ndërtimi. Si pasojë e hetimeve të deritanishme fletëarrestet u prenë për 17 persona. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit