Një grup besimtarësh muslimanë kanë vendosur të reagojnë ndaj asaj që e konsiderojnë avancim të pozitës së krimit në shoqërinë shqiptare, atij ordiner, por më së shumti atij të veshur me pushtet.
Duke marrë shkas nga zhvillimi më i fundit me elementë tronditës, ku djali i një deputeti socialist dhunon një vajzë e më pas nuk procedohet penalisht, duke ofruar kështu panoramën e zymtë të mosndëshkueshmërisë kur je pranë pushtetit, e rrjedhimisht ligjësinë e mbrapshtë të dominimin të të fortit mbi të dobëtin në shoqëri, ky grup kërkon të apelojë sidomos te elita klerikale, ajo muslimane e jo vetëm, që të reagojë fort në luftimin e këtij fenomeni, krimit në përgjithësi e atij të veshur me pushtet në veçanti.
Peticioni dhe firmëtarët:
Tiranë më 28 Shtator, 2018
Thirrje publike
Drejtuar: Komuniteteve fetare dhe drejtuesve fetarë në vend
Organizatave të shoqërisë civile
Opinionit publik
Ne, një grup besimtarësh muslimanë të Shqipërisë, jemi të alarmuar se veprimtaritë kriminale që po dalin në dritë ҫdo ditë nga kanale të ndryshme të investigimit dhe informimit janë dëshmi e shtimit të shpejtë të fuqisë dhe rritjes së imunitetit të krimit të organizuar në vend. Vepra penale si vrasje me dashje, krime seksuale, kultivimi dhe trafikimi i drogës, trafikimi dhe shfrytëzimi i qenieve njerëzore të realizuara nga organizata kriminale brenda dhe jashtë vendit kanë shtuar frikën dhe cenuar rëndë funksionimin e institucioneve shtetërore dhe shoqërore. Gazetarët investigativë janë kërcënuar haptazi, ndërsa viktimave dhe qytetarëve që denoncojnë krimet u është ushtruar presion psikologjik. Studimet dhe raportet e viteve të fundit kanë treguar se rrjeti i organizatave kriminale ka përparuar drejt paralizimit të funksionimit të mekanizmave të shtetit dhe të vetë ndjeshmërisë së shoqërisë shqiptare ndaj krimit, ndërkohë që kultura e pandëshkueshmërisë po bëhet mbizotëruese.
Duke ndjerë detyrimin fetar për të kundërshtuar e penguar të Keqen dhe për të përkrahur dhe nxitur të Mirën, ne dënojmë pa mëdyshje këtë dominim të krimit mbi shoqërinë shqiptare, si dhe shprehim indinjatën tonë me heshtjen e Komunitetit Musliman të Shqipërisë, imamëve dhe hoxhallarëve ndaj kësaj klime pasigurie dhe ankthi që ka shkaktuar përhapja kapilare e krimit në shoqëri. Në të njëjtën frymë, ne shprehim mbështetjen dhe përkrahjen tonë të pakursyer për ҫdo institucion, zyrtar, organizatë apo individ që jep kontributin e tij në zbardhjen e të vërtetës së ҫdo ngjarjeje kriminale dhe ndëshkimin e kujtdo që shkel liritë dhe të drejtat njerëzore të qytetarëve shqiptarë, që pengon zbatimin e ligjit dhe nxjerr pengesa për informimin e opinionit publik rreth këtyre krimeve.
Indiferenca e komuniteteve fetare, klerikëve, bashkësive të besimtarëve të feve të ndryshme dhe shoqërisë civile ndaj shtimit të raportimeve për këtë kahje alarmuese të krimit në ҫdo rajon të vendit, përbën një braktisje të përgjegjësisë morale më universale: dënimin e së Keqes dhe pengimin e saj, si dhe përkrahjen e të Mirës dhe nxitjen e saj. Institucionet dhe udhëheqësit fetarë në vend, të cilët bashkë me komunitetet e besimtarëve duhet të përbëjnë shtyllën kurrizore morale të shoqërisë shqiptare, nuk kanë luajtur rolin që u ngarkojnë urdhëresat hyjnore në librat e shenjtë. Kur’ani ka paralajmëruar pasojat që do të bien mbi ata njerëz që nuk e veprojnë të keqen, por që në të njëjtën kohë nuk janë aktivë në pengimin e saj, duke menduar se e keqja nuk do t’i prekë ata. Mënyra e vetme për t’u mbrojtur prej dënimit që përfshin të gjithë shoqërinë nga përhapja e së keqes është frenimi i saj nga ana e atyre që nuk e veprojnë të keqen.
Në frymën e kësaj urdhërese hyjnore, ne ju bëjmë thirrje drejtuesve të Komunitetit Musliman të Shqipërisë dhe komuniteteve të tjera fetare në vend, imamëve të xhamive, hoxhallarëve dhe klerikëve të të gjitha feve, përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile, bashkësive të besimtarëve kudo në vend:
- të dënojnë publikisht kurajon kriminale të rrjeteve të krimit të organizuar dhe mbështetësve të tyre për të trazuar normalitetin e jetës dhe për të cenuar sigurinë e liritë e qytetarëve;
- të mbështesin dhe të dalin me ҫdo mjet në krah të denoncuesve të krimit dhe institucioneve që e luftojnë atë, qofshin ata viktima të krimit, gazetarë investigativë, organizma civilë apo funksionarë kurajozë të shtetit;
- të mobilizojnë të gjitha kapacitetet e tyre njerëzore, organizative e morale për të nisur një fushatë kombëtare të dekurajimit të krimit, duke filluar me artikulimin e drejtpërdrejtë të palejueshmërisë dhe dënueshmërisë së rreptë të ҫdo forme përfshirjeje apo përkrahjeje aktive ose në heshtje të veprimtarive kriminale si vrasja, dhuna seksuale, trafikimi i qenieve njerëzore, kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike, legalizimi dhe pastrimi i parave të krimit, apo intimidimi i punonjësve të shtetit, gazetarëve investigativë dhe qytetarëve të përgjegjshëm.
Nënshkruesit:
- Alketa Gjoni
- Anduena Qefalia
- Sabina Tufa
- Eliana Hoxha
- Vehap Kola
- Alfred Aga
- Roald Hysa
- Fisnik Kruja
- Zamir Gjurgji
- Astrit Fejza
- Besmir Agalliu
- Albi Bardhi
- Besmir Gëziqi
- Endri Caci
- Alfred Daci
- Ylvi Durmishi
- Altin Veisllari
- Adnand Ramadhi
- Melisa Harusha
- Aida Tola
- Esmeralda Çaҫa
- Rozeta Tusha
- Gerdi Demneri
- Musli Sejdini
- Kumrije Zika
- Ujvara Çaҫa
- Argjend Tota
- Taulant Bendaj
- Esmere Kola
- Goldvin Veliu
- Gentian Kryeziu
- Avni Taka
- Ergi bardhi
- Safet Hoxha
- Ledio Biduli
- Aurora Kola
- Eltjon Kuptrija
- Kastriot Qema
- Hurmet Noka
- Herolind Beҫa
- Muhamed Kola
- Olti Guni
- Gëzim Hysa
- Sajmir Hurdha
- Fetah Puci
- Shpetim Tahiraj
- Rivelino Çuno
- Salvi Kanto
- Enea Sherifi
- Taulant Datja
- Gjergji Tafa
- Baki Kurti
- Elisabeta Kurti
- Artur Gjevori
- Pranvera Kola
- Eltjon Prifti
- Xhevdet Spahiu
- Oldian Kaderja
- Fisnik Haҫkaj
- Ervin Metani
- Klodiana Smajlaj
- Baki Goxhaj
- Lulzim Alijaj
- Julian Hoxha
- Jetmir Kurti
- Dorian Fishti
- Nderim Tota
- Ilirjan Kallaj
- Jona Puci
- Idajet Gjika
- Behar Mera
- Ilirjan Puci
- Nimet Darsi
- Helibak Muҫogllava
- Florjana Kondaj
- Diana Syla
- Gentian Kafazi
- Florian Haҫkaj
- Remzije Muҫa
- Astrit Muҫa
- Servete Muҫa
- Farije Beka
- Ermira Muҫa
- Elona Muҫa
- Hasan Beka
- Myhyrije Beka
- Selman Nuzi
- Farije Picari
- Sadik Picari
- Silvana Muҫa
- Rola Sali
- Djana Kurbi
- Sonila Keta
- Besjana Dani
- Olienton Sturҫe
- Manjola Tusha
- Alba Trupja
- Anxhela Trupja
- Klea Pasha
- Stelina Agolli
- Jona Koruti
- Klea Cuka
- Sara Mballoma
- Alesia Azizolli
- Artemiza Avdolli
- Ornela Memia
- Bekim Loka
- Armand Hasa
- Julian Saraҫi
- Agim Muҫa
- Gentian Hoxha
- Marjus Meҫe
- Reti Sako
- Liri Mullai
- Sasibe Ndreaj
- Elda Saliaj
- Arbana Bekolli
- Anila Pumi
- Jana Muҫo
- Gentiana Kodra
- Dhurata Nasufi
- Nesibe Velaj
- Elis Sena
- Andi Beliu
- Berti Zeqo
- Olsi Aluku
- Alban Gorishti
- Marsjal Malaj
- Ledio Zeneli
- Aledin Spahiu
- Ilir Haxhiaj
- Andi Bidollari
- Daut Shira
- Bujar Haznedari
- Adriatik Kurti
- Klenti Tare
- Shaban Uklala
- Remzije Lala
- Albana Xhaferri
- Idajet Gjika
- Fatos Baruti
- Lavdrim Ceka
- Amarildon Karruli
- Erjon Seferi
- Erjon Sharra
- Agim Kuka
- Antela Spaho
- Avni Zeqiri
- Andi Kasapi
- Besmir Biba
- Irena Gjika
- Admir Kusi
- Alketa Kusi
- Fatri Abazi
- Azem Shehu
- Klodian Kazazi
- Valdete Emiri
- Arber Neziri
- Andi Kodra
- Dritan Selimi
- Eni Llupo
- Jetmir Kurti
- Ervis Haka
- Armand Xhafa
- Astrit Asha
- Ardit Hoxhllaku
- Blerina Smajli Lika
- Armando Malenaj
- Leonard Kafellari
- Julian Lamaj
- Dritan Ismailaj
- Alban Hoxha
- Frida Danaj
- Imer Gjergji
- Ylli Subashi
- Ylli Cajka
- Alaudin Gjana
- Çlirim Hajdari
- Klajdi Beja
- Ermir Godo
- Sonila Saliaj
- Igli Alla
- Elton Harxhi
- Klotilda Ndreu
- Albana Dalipaj
- Merdaim Zyberaj
- Alban Plepi
- Igli Likmeta
- Isra Balla
- Husna Balla
- Etleva Pavacaj
- Pranvera Zyma
- Mikela Dalipaj
- Alban Duka
- Marsel Telha
- Florenc Ajazi
- Juljan Cani
- Armed Tusha
- Elvis Kola
- Dorian Balliu
- Vjosana Halimi
- Klarida Skura
- Juana Hoxha
- Sara Mullaj
- Rea Mullaj
- Arber Ademi
- Rolanda Handraj
- Saimir Daci
- Afrim Kaloshaj
- Klodjan Lami
/tesheshi.com/