4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Kërcënimet e sigurisë në qendër të takimit të G-7

Më të lexuarat

Kërcënimet ndaj sigurisë globale janë ndër temat kryesore në diskutimet e Sekretarit të Shtetit John Kerry me ministrat e Grupit të Shtatëshes në takimin dy ditor në Hiroshimë të Japonisë.

Kerry mbërriti sot në Hiroshimë pas një vizite në Afganistan. Ai është i pari Sekretar amerikan i Shtetit që viziton Hiroshimën, e cila u shkatërrua nga bomba atomike amerikane në fund të Luftës II Botërore.

Grupi i Shtatëshes përfshin Britaninë, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Japoninë. Disa vende evropiane po përjetojnë sfida madhore sigurie pas sulmeve të Parisit dhe Brukselit.

Përveç kërcënimit terrorist, përfaqësuesit e Shtatëshes po diskutojnë edhe sigurinë e korridoreve detare në Detin e Kinës së Jugut si dhe krizën e refugjatëve në Evropë dhe Lindjen e Mesme./VOA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit