Komisioni për integrime evropiane ka proceduar për tek komisionet e përhershme parlamentare Projektligjin për përgjimin e telekomunikimeve.
Anëtarët e Komisionit në mbledhjen e mbajtur të premten, njëzëri kanë përkrahur versionin e këtij projektligji, i cili kanë thënë të jetë ndryshe nga dy format e para të tij, të cilat i ishin kthyer Qeverisë. Projektligji është version i tretë që është sjell në Kuvend. Dy format e tij të para, që ishin proceduar në Kuvend, ishin konsideruar skandaloze dhe në kundërshtim me të drejtat e njeriut.
Për këtë arsye përfaqësues të shoqërisë civile dhe gazetarë kishin kërkuar nga Qeveria garanci që drafti i këtij projektligji i hartuar e i ndryshuar nga ta, të mos ndryshohej dhe si i tillë të procedohej në Kuvend.
Kryetarja e Komisionit për integrime evropiane, Teuta Sahatqiu, ka thënë se ata e kanë proceduar Projektligjin me disa ndryshime.
Sipas saj, Projektligji në fjalë ka eliminuar të gjitha format e përgjimeve që do të mund të keqpërdoreshin.kohaislame