1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Keqpërdorimet, anulohet sërish tenderi për semaforët

Më të lexuarat

Edhe pse muajin e kaluar, zyrtarët komunalë kishin premtuar se shumë shpejt do të instalohen kamerat në disa shkolla dhe nyje semaforike në kryeqytet, kjo tash për tash nuk do të bëhet për shkak se i njëjti tender po dështon për dy herë radhazi.Në të dy herët gara për tenderin është zhvilluar në mes të dy kompanive “Profesional Alarm” dhe “Botek Shpk”.

Anulimi i tenderit në të dy herët është bërë nga Organit Shqyrtues i Prokurimit me arsyetimin se nuk është përfillur Ligji për Prokurim Publik. Herën e parë operatori ekonomik “Botek Shpk” në fund të dhjetorit të vjetëm është ankuar në OSHP ndaj njoftimit se kontrata i jepet kompanisë “Alarm Profesional” me pretendim se autoriteti kontraktues ka bërë shkelje esenciale të dispozitave të Ligjit për Prokurimin Publik që ndërlidhen me diskriminimin, ekzaminimin, krahasimin e tenderëve, si dhe kriteret për dhënien e kontratës.

Paneli shqyrtues kishte konstatuar se Autoriteti Kontraktues, gjatë vlerësimit të ofertave, nuk e ka respektuar kërkesën te specifikimet teknike ku parashihet që kamerat të mos shpenzojnë energji elektrike më shumë se 4 vat dhe se operatori ekonomik “Profesional Alarm”, ka ofruar kamerat që shpenzojnë energji elektrike 4.5 vat. E pasi tenderi u rikthye në rivlerësim, komuna e shpalli fituese kompaninë “Botek”, e cila më parë kishte deponuar ankesë.Megjithatë në tenderin e dytë, ndaj kompanisë fituese “Botek”, drejtoi ankesa në OSHP, kompania tjetër “Profesional Alarm” dhe OSHP-ja sërish ankesën e vlerësoi me bazë, duke kthyer kështu tenderin në rivlerësim, shkruan Zëri.

Zyrtarët komunalë kanë njoftuar se do ta zbatojnë vendimin e OSHP-së dhe do të bëjnë rishpalljen e këtij tenderi. Se kur do të rishpallet tenderi, për të tretën herë, zëdhënësi komunal, Asdren Osaj, thotë se opinioni do të njoftohet me kohë përmes ueb-faqes së KRPP-së. Bahri Latifi, nga kompania “Profesional Alarm”, ka thënë se ankesat drejtuar “Botek-ut”, janë të arsyeshme. “Kjo kompani nuk i ka plotësuar disa kritere për kamerat, duke ofruar kamera krejt tjera. Po ashtu nuk janë respektuar disa specifika tjera të kontratës, sikurse uairlesi etj. Ankesat tona janë aprovuar nga OSHP-ja, dhe normalisht se në hapjen e tenderit të ardhshëm do të konkurrojmë”, ka thënë Latifi. Në anën tjetër, Shefki Asllani nga “Botek”, ka deklaruar se “Profesional Alarm” është ankuar për moszgjatjen e vlefshmërisë së kontratës. /Ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit