E veshur me veshjen tradicionale myslimane dhe me këmbët zbathur, këngëtarja Sinead O’Connor performoi këtë të martë në Shepherd’s Bush Empire në Londër, duke dhuruar një performancë të ndjerë me hitet e saj.
Por pavarësisht veshjes, ajo entuziazmoi publikun me hitet e saj, mes tyre edhe me “Nothing compares to you”.
E frymëzuar nga besimi Islam, duke nisur nga viti që pritet të nisë ajo do të zhvillojë një turne në disa vende të botës.
Do të nisë me Holandën, për të vijuar me Kroacinë, Gjermaninë dhe Italinë.