4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kënaqësitë që do të përjetojnë besimtarët në Xhenet ?!!

Më të lexuarat

Kënaqësitë që do të përjetojnë besimtarët në Xhenet ?!!

Prej kënaqësive të Xhenetit të përmendura në Kuran:
Thotë Allahu i Madhëruar: “Dhe për atë që i frikësohet qëndrimit para Zotit të tij ka dy Xhenete (kopshte). E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? Me degë të shpalosura që bëjnë hije, të mbushura me fruta të shumëllojshme. Cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! Në ato të dyja ka dy burime që rrjedhin. Cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! Dhe në to ka prej çdo fruti nga dy lloje. Cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! Të mbështetur në shtretër të mbuluar me mbulesa prej mëndafshi, dhe frutat e dy kopshteve do t’i kenë afër sa t’i kapin me dorë. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Në ato të dyja ka vasha të dëlira, bukuroshe të brishta, që i ndalojnë shikimet duke mos dashur askënd vetëm bashkëshortët e tyre, e ato nuk i ka prekur para tyre as njeri dhe as xhin. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Ato janë si xhevahire (rubin) e diamante! E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! A ka shpërblim tjetër për të mirën, veç të mirës?! E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!
E nën këta të dy kopshte, ka dy kopshte të tjerë. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Nga gjelbërimi i shumtë duken të mbyllura në të zi. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Në të dy ato Xhennete ka dy burime që gurgullojnë ujë paprerë. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Atje ka fruta, palma hurmash dhe shegë. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Aty janë ato (gra) të ndershme e të bukura. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Atje ka hyri syzeza (symëdha) të kufizuara nëpër tenda. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Nuk i ka prekur kush ato para tyre, as xhin e as njeri. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Të mbështetur në shtroje të gjelbra e qilima të bukur. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! I Lartësuar me Madhështi qoftë Emri i Zotit tënd (Allahut), plot Madhëri dhe Nderim!” (Rahman: 46-78)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit