E nuk janë të pakët ata që e kërkojnë kënaqësinë! Disa e kërkojnë në argëtimin e pafund, disa tek pasuria matriale, disa tek fama e autoriteti por ka disa tjetër që kënaqësinë e gjejnë dikund tjetër.
Kampanja “Ti je musliman”, e cila ka për qëllim ngjalljen e ndjenjave fetare Islame, në një nga videot e tyre proklamon formën supreme të kënaqësisë, duke thënë se është ilaçi më i mirë dhe asnjë nuk i ngjason atij në efekt.
Video e punuar në mënyrë të mahnitshme, nga disa të rinj pozitiv të Kosovës me qëllim të mbjelljes së klimës së mirëfilltë në trevat shqiptare. Se çfarë kënaqësia e shpirtit tim? Si quhet ai? Si përdoret ai ilaç për ta kënaqur shpirtin, shiheni videon në vazhdim: