0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kënaqësia e përuljes në sexhde për Allahun

Më të lexuarat

Shejh Salih el-Megamisi

Asgjë nuk ndihmon më tepër për qëndrueshmëri në fe sesa dija për Allahun e Lartësuar. Kush e njeh Allahun drejt, arrin kënaqësinë e përuljes së sexhdes, ndjen kënaqësinë e tesbihut (madhërimit të Allahut) si dhe turpërohet nga Allahu që të kthehet pasi ka arritur këtë.

Është transmetuar në hadith nga Ebu Davudi se kur Pejgamberit Nuh i është afruar vdekja, i mblodhi fëmijët dhe u tha:

“O bijtë e mi! Ju urdhëroj dy gjëra dhe ju ndaloj nga dy gjëra të tjera: Ju urdhëroj me “La ilahe il-lall-llah” (Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut), sepse sikur shtatë qiej e shtatë tokë të ishin hallka të zinxhirit të këputur, fjalët “La ilahe il-lall-llah” do ta lidhnin atë. Ju urdhëroj me “Subhanallahi ve bihamdihi” (I madhëruar qoftë Allahu dhe Atij i takon falënderimi), sepse kjo është lutja e çdo gjëje dhe (duke iu falënderuar këtyre) të gjitha krijesat fitojnë furnizimin e vet. Ndërsa ju ndaloj nga shirku (politeizmi) dhe mendjemadhësia.”

Sikur të vije me  ndonjë person, i cili (Allahu na ruajtë!) ka konsumuar pijet dehëse, ka kryer imoralitet, ka kaluar netët në vendet ku i kalojnë të shthururit, dhe të gjitha këto i ka bërë, të themi, në të kaluarën. Ta zëmë se ky person më pas u bë i devotshëm, u pendua dhe (kjo është prej domosdoshmërive të pendimit) i është mundësuar t’i përulet në sexhde Allahut, nëse është i drejtë do të tregonte se nuk ka kënaqësi që mund të krahasohet me kënaqësinë e të përulurit në sexhde Allahut, Zotit të botëve.

Falënderimi i takon Allahut për mirësitë e Tij dhe e lusim Atë për përfundim të mirë të jetës, na ka mbrojtur nga kënaqësitë e haramit, në rini dhe në pleqëri, mirëpo megjithëkëtë ne në formë të prerë themi se, megjithëse Allahu na ka mbrojtur ashtu siç ju ka mbrojtur edhe juve nga kënaqësitë e të ndaluarës, mirëpo me bindje themi se asgjë nuk mund të krahasohet me kënaqësinë e të bërit sexhde Allahut të Madhërishëm. Gjëja më e ndershme te njeriu është balli i tij. Nëse kënaqet që atë ta vendos në tokë, në dhe, në shenjë respekti ndaj Allahut, do ta arrijë mëshirën e pakufishme të Allahut.

Faraoni thoshte: Unë jam zoti juaj më i lartë!”(Naziat: 24), Allahu kur i dërgoi Musain dhe Harunin tek Faraoni u tha atyre dyve: “Flitini atij fjalë të buta.” (Taha: 44). Pra, (t’i flisnin butë) Faraonit, i cili thoshte: “Unë jam zoti juaj më i lartë!

A thua vallë, si qëndron puna për një rob, i cili e arriti errësirën e natës, si çdo i ri si puna juaj, ka arritur natën, e ke fikur dritën për të fjetur dhe je shtrirë në shtrat, më pas ke kujtuar madhështinë e Allahut. Në këtë botë nuk ka rrugë për ta parë Allahun, mirëpo ekziston mundësia për të qëndruar para Tij. E ke fikur dritën, ke shkuar për të marrë abdes, je ulur të lexosh Kur’an dhe më pas je përulur në sexhde. Pasha Atë që e ka lejuar betimin, nuk ka në këtë botë ndonjë kënaqësi më të madhe sesa kënaqësia e të bërit sexhde. Allahu i drejtohet Pejgamberit të Tij:

“Dhe mbështetu në të Plotfuqishmin, Mëshirëplotin, i Cili e sheh qëndrimin tënd në këmbë (gjatë namazit) dhe lëvizjet e tua midis atyre që përulen në sexhde.” (Shuara: 217-219)

Gjithashtu Allahu ynë thotë:

“Ditën (e Kiametit), kur të zbulohen shumë ngjarje të frikshme, ata do të thirren që të përulen në sexhde, por nuk do të munden! Të ulura do të jenë shikimet e tyre dhe do t’i mbulojë poshtërimi, sepse kanë qenë të ftuar të përuleshin në sexhde, sa qenë shëndoshë (dhe nuk kanë pranuar).” (Kalem: 42-43)

Sot ti ftohesh që të përulesh në sexhde duke qenë i shëndoshë. Që të kesh mundësi të përulesh në sexhde në Ditën e Kiametit, përulu në këtë botë me dëshirë duke synuar kënaqësinë e Allahut. Mirësi dhe kënaqësi e madhe për robin, i cili e ndriçon varrin e tij para se të hyjnë në të, e kënaq Allahun para se ta takojë Atë dhe fal namaz para se t’i falet atij.

Përktheu: Almedin Ejupi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit