Këmbëngulja në dua (lutje)
Këmbëngulja në dua është një prej ilaçeve më frytëdhënëse. Transmetohet nga Ebu Hurejra se Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Allahu zemërohet me atë njeri që nuk kërkon prej Tij.”
(Buhariu)
Në nje hadith tjetër të transmetuar nga Enesi (radiallahu anhu), Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Mos u tregoni të pafuqishëm në dua, sepse askush nuk rrezikon prej saj.
(Hakimi)
Ndërsa imam Ahmedi transmeton nga Kudate, sipas të cilit një varkëtar ka thënë: “Nuk kam si ta përshkruaj besimtarin vetëm se si një njeri në mes të detit, të ulur mbi një dru, i cili lutet: “O Zot! O Zot! Mbase Allahu e shpëton atë.”
(Ebu-Nuejmi)