3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Kelmendi: Takim miqësor me Pacollin, por nuk i bashkohem AKR’së

Më të lexuarat

Zërat se deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi do të aderojë në partinë e Behgjet Pacollit, AKR, i ka hedhur poshtë vet ish-deputeti i PDK-së.
Kelmendi në një prononcim për Gazetën Fjala është shprehur se takimi me kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli ka qenë vetëm takim miqësor.

Kelemendi për Gazetën Fjala u shpreh se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij politike.

“Kam pas takim më liderin e AKR-së, zotëri Pacollin. Takimi ka qenë më shumë miqësor. Ende nuk kam vendosur për karrierën time politike. Me Pacollin kam biseduar për politikë, por jo edhe për aderimin tim në AKR. Mendoj se është keqkuptuar takimi”, ka thënë Kelmendi për Gazetën Fjala.

Kujtojmë që gjatë javës së kaluar, Ramish Kelmendi dha dorëheqje nga Partia Demokratike e Kosovës. Kjo pasi që PDK nuk ia dha atij postin e premtuar, atë të zëvendës-kryeministrit të Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit