1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kelmendi do sqarim publik nga Ministria e Policia për arrestimin e tij

Më të lexuarat

Muhamet Kelmendi, anëtari i kryesisë së AAK-së e profesori universitar, i ka kërkuar ministrit të Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, drejtorit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Fitim Shishani sqarim për arrestimin e tij të një dite më parë.
 
“Dje me datë 10.06. 2015 ora 14:30 në Mitrovicë, Policia e Kosovës më ka arrestuar në prani edhe të kamerave televizive pa asnjë shpjegim, duke u dhënë pretekstin çdo kujt që të zbraz mbi personalitetin tim lloj-lloj shpifjesh dhe insinuatash të pa imagjinueshme”, ka shkruar Kelmendi në kërkesën e tij për sqarim.
 
Kësisoj, ai ka shkruar se me qëllim të sqarimit edhe të opinionit publik duke i pas përbuzë, siç ka thënë, edhe disa fakte: “moshën time, familjen time, profesionin e Profesorit Universitar që ushtroj tash e një kohë të gjatë si dhe veprimtarinë time politike dhe publike”.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit