1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

KEDS jep pesë rekomandime si të kursehet rryma në kohë reduktimesh

Më të lexuarat

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), ka dhënë pesë rekomandime për qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike, në një kohë që konsiderohet si krizë botërore e energjisë.

Sipas njoftimit, rekomandimet i adresohen veçanërisht amvisërisë, si një ndër shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike, i cili mund të kontribuojë shumë në uljen e konsumit, sidomos aty ku ka mundësi të madhe të kursimit.

“Nëse çdo konsumator kursen energji elektrike për vete dhe familjen e tij, ne në fakt jemi duke kursyer energji edhe për konsumatorët e grupeve të ndjeshme, të cilëve mund të ju nevojitet energjia elektrike më shumë se kurrë”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas ekspertëve të KEDS-it, këto janë disa nga masat që konsumatorët shtëpiakë duhet t’i ndërmarrin për ta kursyer energjinë elektrike.

-Shfrytëzimi i alternativave të tjera për ngrohje, aty ku ka mundësi.

-Në objektet banesore ku është e pamundur një gjë e tillë, kalimi në ngrohës efiçent si dhe menaxhimi më i mirë i hapësirave të ngrohjes.

-Kujdesi në ngrohësin e ujit (bojlerin) dhe kohën kur ai përdoret. Potencialisht zëvendësimi i tij me ngrohës diellor.

-Përdorimi i pajisjeve elektro-shtëpiake në kohën kur energjia është më e lirë (jashtë pikut).

-Ndalja e furnizimit pajisjeve që nuk ka nevojë të përdoren në kohë të caktuara, duke filluar nga dritat.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit