Me një fetë buke butësisht pastrohen pikturat e vajit, kripa do të largojë yndyrat nga tava, keçapi largon njollat e errëta nga enët, ndërsa shishet dhe vazot shkëlqejnë pas trajtimit me oriz të pazier. Preparatet e shtrenjta dhe agresive mund t’i zëvendësoni me preparatet e buta, natyrale të cilat janë pastrues të fuqishëm të papastërtive. Me bukën e bardhë, pa frikë që do t’i dëmtoni, do të largoni pluhurin nga pikturat e punuara me teknikën e vajit në pëlhurë.
Me copën e bukës butësisht kaloni mbi sipërfaqen e pikturës dhe buka do të mbledhë të gjithë papastërtinë. Njollat e errëta në enën nga bakri dhe mesingu do t’i largojë keçapi. Vendoseni në leckë dhe fërkoni me të tavat dhe tenxheret. Pas disa minutash do t’u kthehet ngjyra dhe shkëlqimi dhe pastaj shpërlani me ujë të vakët. Enët nga hekuri i shkrirë më së lehti do t’i pastroni me kripë. Nëse është i mbushur me yndyrë të djegur, së pari largojeni me lugë druri.
Aplikoni kripën dhe tundeni tavën që të kapet për çdo pjesë me yndyrë dhe fërkoni me peceta letre. Duart shumë të ndotura do t’i pastrojë qulli i tërshërës. Me përzierjen e dendur të drithërave dhe ujit fërkoni duart dhe shpërlani. Brendësinë e vazos ose shishes do ta pastroni shpejt me oriz. Mbushni tri të katërtat e shishes me ujë të ngrohtë dhe shtoni një lugë oriz të pazier. Mbylleni dhe tundeni mirë shishen.
Uji do të lëvizë, ndërsa kokrrat e forta të orizit do të largojnë të gjithë papastërtitë nga muret. Dyshemenë e drurit me llak do ta freskojë pastrimi me përzierjen prej ujit të nxehtë dhe uthullës.
Çaji pastron ndryshkun nga veglat e kopshtit
Zhytni veglat në çajin e fortë të zi. Duart nga njollat mbroni me doreza dhe nga “dushi me çaj” nxirrni veglat dhe fshini. Gjurmët e qirinjve me dyllë largoni me vatë dhe glicerinë.
Me misër kundër njollave
Alkooli fshin njollat nga markerët e dyshemeve të drunjta dhe sipërfaqet e punës. Në njollat e yndyrshme në tepih vëni niseshtenë prej misri dhe pas 15-30 minutash fshini tepihun me fshesë elektrike.
Mikrovala pastrohet vetë
Enën mbusheni deri në gjysmë me ujë dhe shtoni disa lugë sodë buke. Vëreni në mikrovalë dhe ndizeni në dy minuta. Me leckë fshini brendësinë dhe njollat do të largohen.