2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kë nuk do ta fal Allahu?

Më të lexuarat

Pyetja:

A ka ndonjë nga njerëzit që nuk do ta falë Allahu?

***

Përgjigja:

Pejgamberi ﷺ ka thënë:“Gjithë umetit tim vie në shprehje të ia falë Allahu gjynahet Ditën e Gjykimit, përpos atyre që i bëjnë gjynahet haptazi.”

Atyre Allahu nuk do ua falë ngase ai nuk do të pendohet, ai do të krenohet me haram. A po krenohesh? Atëherë vazhdo, vazhdo krenohu, vazhdo të dalësh e zhveshur.. vazhdo se nuk e ke gjatë, sepse një ditë do të futesh në dhe madje ndoshta shumë shpejt. Dhe do t’u mbushet varri me zjarr. Dënimi i varrit është hak, o muslimanë!

Pejgamberi ﷺ e ka përmend në shumë hadithe dënimin e varrit dhe ka thënë:“O ju njerëz, kërkoni prej Allahut me ju mbrojt prej dënimit të varrit.”  Këtë e ka thënë tre herë radhazi dhe pastaj ka thënë:“O Zot, runa prej dënimit të varrit!”
Sepse varri ose është kopsht prej kopshteve të xhenetit dhe kënaqet robi në të. Ose është gropë prej gropave të xhehnemit dhe vuan robi në të. Allahu na ruajt!

Allahu thotë në Kuran:

” Dhe ata i bëmë prijësa që thërrasin për në zjarr dhe në ditën e kijametit atyre nuk do t’u ndihmohet. Edhe në këtë botë i kemi përcjellë ata me mallkim, kurse në ditën e kijametit ata janë të përbuzur. E pasi i shkatërruam popujt e mëparshëm, Ne Musait i dhamë librin që është dritë për njerëz dhe udhëzim e mëshirë që të marrin mësim.” (Kasas, 41-43)

 

Dr. Shefqet Krasniqi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit