2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kë lejohet të përshëndes me dorë?

Më të lexuarat

Pyetja:

Kujt lejohet t’i lapim dorën, prej meshkujve dhe femrave. Allahu ju shpërbleftë!

***

Përgjigje:

Ue alejkum selam ue rahmetullahu ue berekatuhu!

Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit Mëshiruesit. Falenderimet i takojnë Allahut, Zotit të botrave, paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin e fundit Muhamedin dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin dhe e pasojnë rrugën e Tij.

Dhënia e dorës gjinisë tjetër në këndvështrimin Islam është e ndaluar e kjo duke u bazuar në disa argumente fetare, prej tyre:

1. Aishja pasi ka treguar mënyrën se si gratë i jepnin besën Profetit ﷺ ka thënë: “Për Allahun, dora e Profetit nuk ka prek dorë femre kurrë, porse merrte besën me fjalë.” (Buhari nr. 5288)

Në shpjegimin e këtij hadithi Ibnu-Haxher thotë: “U merte besën grave me fjalë dhe nuk u jipte dorën, se dhënia e dorës ishte vetëm për burrat.

2. Gratë dëshiruan t’i jepnin besën Profetit ﷺ dhe Ai u tha: “Unë nuk u jap dorën grave.” (Ahmedi nr. 26466, Tirmidhi nr. 1597 etj.)

Në shpjegimin e këtij hadithi Ibnu Abdulberr thotë: “Në këtë hadith ka argument se nuk lejohet që burri  të prekë dhe t’i japë dorën një femre të huaj.”

3. Dijetarët e islamë janë  të mendimit të përbashkët se kjo gjë është e ndaluar.

Personave që u jepet dora  janë:

a) Personat që ke lidhje fisnore e ata janë:

1. Paraardhësit e tu  (babai, gjyshi, stërgjyshi…, nëna, gjyshja, stërgjyshja…);

2. Pasardhësit (djali, nipi…, vajza, mbesa…);

3. Vëllezërit dhe pasardhësit e tyre (nipërit.., mbesat..);

4. Motrat dhe pasardhësit e tyre;

5. Xhaxhai yt apo i paraardhësve të tu (xhaxhai i babait, gjyshit, mamit, gjyshes);

6. Halla jote, apo e paraardhësve të tu;

7. Daja jote apo i paraardhësve të tu;

8. Tezja jote apo e paraardhësve të tu.

b) Personat  që ke lidhje si rrjedhojë e pirjes gji nga një grua (n.q.s. janë plotësuar kushtet) trajtohesh si biri i saj dhe i burrit të saj, pra për ty janë nënë e babë dhe si rrjedhojë lejohen të gjithë personat e përmendur më sipër në pikën (a).

c) Persona që ke lidhje martesore edhe nëse kurora prishet e ata janë:

1. Paraardhësit e bashkëshortes tënde apo bashkëshortit (mamaja, babai, gjyshja, gjyshi… i nuses apo burrit);

2. Pasardhësit e bashkëshortes tënde apo të bashkëshortit;

3. Nusja e djalit dhe e pasardhësve të tu;

4. Njerka (nusja e paraardhësve të tu);

5. Dhëndri (burri i gocës dhe pasardhësve të tu).

Këta persona në termin fetar quhen “mahrem”, ndaj  çdo person që nuk është mahrem ndalohet dhënia e dorës,  jo mahrem janë të jopërmendurit në pikat e mësipërme si p.sh.: kushërinjtë, miqtë dhe të afërmit e tjerë.

Disa këshilla në lidhje me këtë temë

Pasi mësove se kujt të ndalohet t’u japësh dorën, dëshiroj të jap disa këshilla, pasi tradita shqiptare e trajton dhënien e dorës si një respekt dhe nderim për tjetrin, porse kjo nuk domethënë se lejohet, por na bënë ne si muslimanë, që për ta po sjellim një zakon të ri, të dimë se si ta sjellim këtë rregull fetar dhe të jemi krenar në praktikimin e fesë sonë, ndaj besoj se duhet të ndiqen disa metoda që njerëzit të na kuptojnë drejtë.

1. T’i shpjegohet të afërmve tanë arsyeja se pse nuk e japim dorën, e cila është feja e jo mosrespekti ndaj tyre, por pa u futur në hollësi.

2. Të përpiqemi për t’i informuar më parë, në mënyrë që mos t’u kthehet dora bosh, se kjo është e vështirë për ta e sidomos në publik.

3. Të jemi të vendosur në praktikimin e fesë dhe jo të bëjmë dallime duke ia dhënë dorën disave e disave jo, se kjo i bënë ata të dyshojnë në respektin ndaj tyre. Si p.sh.: kur burri vetë e jepë dorën, ndërsa nusja nuk e jep; apo ia jep dorën fëmijëve të filan teze dhe fëmijëve të tezes tjetër jo.

4. Të tregohemi më të kujdesshëm në lidhjet me fisin. Pra, edhe pse nuk u jep dorën por ti je djali apo vajza më i mirë në fis, duke forcuar lidhjet fisnore me metoda të ndryshme si: vizitat, dhuratat, ndihmesa, telefonatat etj.

5. Mikpritja e tyre dhe jo mos të takohesh me ta.

6. Nëse jeni një grup, atëherë të jetë përpara ai që nuk e jep dorën, në mënyrë që njerëzit mos të keqkuptohen.

7. Nëse nuk ke mundësi për ta zbatuar këtë praktikë fetare, mos u përpiq të arsyetosh veten, por lute Allahun të të ndihmojë.

8. Dije se vështirësia është në fillim e më pas do të jetë krejt normale, ndoshta do dëgjosh dikë që e pëlqen këtë gjë.

9. Shpërblimi me vështirësi është më i madh e sidomos nëse bëhesh shembull për të tjerët.

10. Përpara se të zbatosh këtë gjë, dije se ka gjëra shumë më  të rëndësishme, por nuk dua të të them që jepe dorën, pasi Profeti, alejhi selam, e ka ndaluar pra kontrollo veten.

Durim Aliaj

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit