1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kazancı: Pjesëmarrja e rreth 15 mijë fotove tregon se “Istanbul Photo Awards” është markë botërore

Më të lexuarat

Konkursi ndërkombëtar për fotografitë e shtypit i cili organizohet çdo vit nga Anadolu Agency (AA) me qëllimin për të mbështetur gazetarinë fotografike në të gjithë botën edhe këtë vit ka tërhequr vëmendje të madhe.

Fotografët profesionistë, nga India, Italia, SHBA-ja e deri në Kinë me fotografitë e tyre që trajtuan ngjarjet globale të vitit të kaluar aplikuan në konkursin ndërkombëtar “Istanbul Photo Awards 2021” i cili këtë vit zhvillohet për herë të shtatë.

Në konkursin ku aplikimet u kryen në një periudhë tre mujore, morën pjesë me 14.740 fotografi, 1.206 fotografë nga 96 kombësi të ndryshme.

Në garë krahas shumë fotografëve të nderuar me çmime, aplikuan një numër i konsiderueshëm i gazetarëve të pavarur. Gjithashtu për konkursin ka pasur një interes edhe nga organizatat globale të medias dhe agjencitë e fotografive.

Kryetari i Bordit Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm i AA-së, Şenol Kazancı tha se është një sukses i madh arritja e një numri kaq të madh fotografësh gjatë periudhës së pandemisë.

Kazancı shprehu falënderime për të gjithë mbi 1.200 artistët e fotografisë që kanë marrë pjesë në konkurs dhe të cilët shpjegojnë këtë periudhë ku në të gjithë botën ndaluan udhëtimet, jeta sociale dhe aktivitetet sportive.

“Vitin e kaluar në ditët kur zhvilluam konkursin, pandemia e COVID-19 ende nuk kishte vendosur botën plotësisht nën ndikimin e saj. Por, viti që kaluam ishte me kuptimin e plotë viti i mbylljes së madhe. Përjetuam një prej pikave të kthesës në historinë e njerëzimit dhe vazhdojmë ta jetojmë. Pikërisht në këtë proces në ‘Istanbul Photo Awards 2021’ u dërguan rreth 15 mijë fotografi që kanë mbajtur regjistrimin vizual të historisë. Anëtarët e jurisë ndërkombëtare do të kryejnë një punë intensive për të përzgjedhur këto fotografi duke i vëzhguar një e nga një ato”, deklaroi Kazancı.

“Pavarësisht situatës globale në të cilën ndodhemi, përfshirja e rreth 15 mijë fotografive në konkursin tonë tregon se tashmë ‘Istanbul Photo Awards’ është markë botërore. Sytë e të apasionuarve pas fotografisë, artistëve fotografë, veteranëve të fotografisë në të gjithë botën këtë verë do të jenë tek ‘Istanbul Photo Awards'”, tha Kazancı.

Konkursi është bërë një platformë në të cilin që nga dita e parë që është zhvilluar e deri më sot janë përfshirë më shumë se 12 mijë përdorues. Krahas çmimeve që ndahen, konkursi gjithashtu kontribuon edhe në sektorin e fotografisë me ekspozita dhe albume fotografike në të cilat ndodhen fotografitë fituese.

Fotografët në konkurs morën pjesë në gjashtë kategori të ndryshme: “Lajm tek”, “Lajm seri”, “Sport tek” dhe “Sport seri”, “Jeta e përditshme seri”, “Portret seri”.

Juria ndërkombëtare do të mblidhet online mes datave 4-6 maj për të vlerësuar aplikimet.

Fituesit do të njoftohen më 11 maj, pas procesit të eliminimit që do të ndiqet përmes platformës së përgatitur posaçërisht për konkursin nga ekipi Teknologjive të Informacionit të AA-së.

Çmimi “Fotografia e Vitit”, i cili është çmimi më i madh i konkursit do t‘i jepet fotografisë e cila përzgjidhet e para në kategoritë e lajmit tek dhe fotografi i saj do të shpërblehet me 6.000 dollarë.

Për të parët e kategorive do të ndahen nga 3.000 dollarë, për të dytët nga 1.500 dollarë dhe për të tretët nga 1.000 dollarë. Ndërsa për të parët në kategoritë “Jeta e përditshme seri” dhe “Portret seri” do të jepet vetëm çmimi i vendit të parë.

Informacionet lidhur me anëtarët e jurisë 2021 e cila përbëhet nga emra të rëndësishëm të botës së fotografisë dhe lidhur me fotografitë e vlerësuar me çmime në vitet e kaluara mund të gjenden në “www.istanbulphotoawards.com” e cila është faqja zyrtare e konkursit.

Burimi:AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit