3.4 C
Pristina
Tuesday, December 3, 2024

Kazakistan, së paku 15 të vdekur në rrëzimin e avionit

Më të lexuarat

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 66 të tjerë u plagosën mëngjesin e së premtes kur një aeroplan pasagjerësh u rrëzua ndërsa po ngrihej në Kazakistan,

Sipas Zyrës për Situata Emergjente të Kazakistanit, avioni Bek Air ishte nisur për Almaty nga kryeqyteti Nur-Sultan me 88 pasagjerë, duke përfshirë tetë fëmijë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit në bord.

Zyra tha se avioni u rrëzua në një ndërtesë gjatë ngritjes, ndërkaq në mesin e të plagosurve ishin gjashtë fëmijë.

Përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në vendin e ngjarjes, shton zyra.

Kompania ajrore njoftoi se kishte ndaluar aktivitetet, si dhe fluturimet e aeroplanëve të saj të tipit Fokker 100 deri sa të zbulohet arsyeja e incidentit./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit