9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Kaynak i bën apel botës të reflektojë ndaj dramës humanitare në Jemen

Më të lexuarat

Në fjalën që mbajti në konferencën e donatorëve organizuar në selinë e OKB-së ne Gjenevë të Zvicrës, Zv.kryeministri turk Vejsi Kajnak paralajmëroi botë për situatën e rëndë humanitare në Jemen, ku 500 mijë fëmijë i pret vdekja nëse nuk dërgohen ndihma.

Zv.kryeministri Vejsi Kajnak (Veysi Kaynak) duke theksuar se tashmë bota nuk duhet të humbasë më shumë kohë në lidhje me krizën në Jemen tha: “Në qoftë se nuk arrijmë sot që ta shuajmë zjarrin e atjeshëm (në Jemen), nesër mund të jetë tepër vonë. Pasi ky zjarr fillimisht do të kërcënojë Jemenin, pastaj rajonin dhe më në fund të gjithë botën”.

Këto deklarata Kajnak i bëri në fjalën që mbajti në Konferencën e Nivelit të Lartë të Donatorëve për Krizën Njerëzore në Jemen”, organizuar në Zyrat e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, si fryt i bashkëpunimit të OKB-së me Zvicrën dhe Suedinë.

Zv.kryeministri turk paralajmëroi se 500 mijë fëmijë në Jemen do të përballen me vdekjen në qoftë se nuk merren masat e duhura.

Në fjalën drejtuar pjesëmarrësve në konferencë Kajnak tha se “dëshira më e madhe e Turqisë është që gjakderdhja në vendin mik dhe vëlla të Jemenit të ndalojë dhe njerëzit të marrin sa më parë ndihmat që meritojnë”.

Pothuajse më shumë se 80% e popullsisë së Jemenit sot ka nevojë për ndihma humanitare, qytetet dhe trashëgimia historike e vendit janë kthyer në gërmadha dhe një gjë e tillë ka krijuar një mjedis të përshtatshëm për organizatat terroriste.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit