3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Katolikë e myslimanë festojnë bashkë Bajramin (video)

Më të lexuarat

Vizitat në familjet myslimane në festën e Bajramit janë tradicionale. Por, i veçantë mbetet urimi që vjen nga miku i besimit tjetër – ai katolik.
Nezir Metë Berisha, nga fshati Llugaxhi i Pejës, thotë se në çdo festë fetare islame kanë edhe miq katolikë për vizitë. Sipas tij, kjo është tradita shqiptare që duhet trashëguar ndër breza.
 
“Këta vijnë tek ne e ne shkojmë tek ta për festa. Nder më të madhe nuk ka. Kjo është tradita jonë”, thotë Neziri.
 
Sokol Berisha nuk e ndjen veten më ndryshe në mesin e miqve mysliman. Ai thotë se është i mirëpritur dhe i nderuar në këtë familje, raporton RTV Dukagjini.
 
“Secilën festë e kemi bashkë. Tre ditë Bajram unë tek miqtë vij e shkoj. Njëjtë sikur edhe këta për festat tona”, thotë Sokoli.
 
Nezir Metë Berisha thotë se ndonëse feja islame i ka kufizimet e saj dhe të ndryshme nga ajo katolike, ata në festa fetare janë të barabartë. /RTV Dukagjini/

“>

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit