-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Katërvjeçari i shpëtuar në Paris kishte “rrëshqitur” nga një kat më lartë, para se të shpëtohej nga “Spider-Man” i cili fitoi nënshtetësinë franceze (Foto/Video)

Më të lexuarat

Një djalë i mbetur varur në një ballkon në katin e katërt në një ndërtesë të Parisit përpara se të shpëtohej nga një hero emigrant kishte “rrëshqitur” nga një kat më lart.

Siç shkruan DailyMail, katërvjeçari “rrëshqiti” në pjesën e përparme të ballkonit të parë dhe më pas ra rreth 4 metra për tu “ngjitur” në një ballkon tjetër, ka thënë një burim hetues.

Ai disi përfundoi duke “u kapur” jashtë ballkonit të dytë para se të shpëtohej nga heroi Mamoudou Gassama, i cili ishte filmuar duke u ngjitur në ndërtesë për të arritur fëmijën.

Detajet e reja vijnë pasi babai i fëmijës rrezikonte deri në dy vjet burg. Ai thuhet se kishte lënë djalin e tij vetëm në një ballkon të një ndërtese në kryeqytetin francez.

“Se si mbeti aty është përtej të besueshmes”, citohet burimi në fjalë.

Ndërkohë, janë publikuar disa pamje që tregojnë momentin kur një emigrant malian i cili tanimë po njihet si një hero dhe të cilit i është vendosur nofka “Spider-Man” i Parisit e shpëton djalin nga më e keqja.

Dhe si shpërblim për këtë guxim, ai ka pasur fatin të takojë presidentin francez Emmanuel Macron.

Por ky nuk ka qenë shpërblimi i vetëm. Ai nga presidenti francez ka fituar nënshtetësinë franceze, si dhe të drejtën për të qenë pjesë e një skuadre të zjarrfikësve.

Shpëtimi dramatik, në të cilin Gassama ngjitej nga ballkoni në ballkon dhe të arrinte fëmijën në më pak se 30 sekonda, u kap nga kamerat dhe pamjet u shpërndanë gjerësisht në mediat sociale.

Gassama, kishte thënë se mbërriti në Francë disa muaj më parë “duke ëndërruar të ndërtonte jetën e tij” në vend. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit