1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Katër vese të popullit të Lutit (homove) që janë prezente tek rinia e sotme.

Më të lexuarat

KATËR VESE TË POPULLIT TË LUTIT (homove) QË JANË PREZENTE TEK RINIA SOTME..

Ata kishin shumë vese por katër prej tyre që i posedon sot shumica e rinisë janë edhe këto:
1-Fishkëllimat.
Populli i Lutit, alejhi selam (që ishin homoseksualë) kur donin të bënin filliqësi mes vete e thirrnin njëri tjetrin duke fishkëlluar me gojë. Sot të rinjt tanë e thirrin njëri tjetrin me fishkëllimë.

2-Qëndrimi nëpër rrugë.
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, i kishte ndaluar shokët e tij që të qëndronin rrugëve
. Por nëse patjetër duhej ta bënin këtë gjë dhe nëse kishin ndonjë arsye serioze atëherë kërkoi nga ta që t`ia jepnin hakun rrugës. Haku i rrugës është ulja e shikimit, kthimi i selamit dhe ndeja në skaj të rrugës duke mos ju penguar kalimtarëve.
Rinia e sodit i mbushë rrugët, ka shumë të tillë që qëndrojnë ulur nëpër rrugë duke pirë kafe para lokaleve. Të tjerët mbështeten në njëri tjetrin, nëpër mure apo shtylla elektrike duke pritur për gjahin e radhës nga gjinia e kundërt.

3-Hapja e këmishës duke treguar gjoksin me mendjemadhësi.
Ky ishte ves i popullit të Lutit, alejhi selam, të cilët lavdëroheshin dhe tregonin kinse madhështinë dhe mendjemadhësinë e tyre përmes kësaj vepre që të dalloheshin nga të tjerët se cili kishte gjoks më të madh, qime më shumë në të, etj.
Sot shumë të rinj janë sprovuar me këtë ves ku mendjemadhësia i shtyt të veprojnë të njejtën gjë.

4-Ulja e pantollonave aq poshtë sa u arrinin mesin e prapanicës.
Kështu vepronin duke treguar pjesët e brenshme të trupit për të tërhequr shikimet kah vetja. Ulje kjo e cila praktikohet nga shumë të rinj dhe të reja të cilët nuk e dinë se kjo formë e veshjes së pantollonave nga e ka historikun e vet por as nuk e dinë nga e ka prejardhjen.
Në kohët moderne këtë lloj veshje e shpiki një modelist Europian i cili ishte homoseksual.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit