0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Katër skenarët nëse nuk votohet Gjykatës Speciale

Më të lexuarat

Kosova do të humbë shansin për anëtarësim të shpejtë në Bashkimin Evropian, por do të ketë edhe një sërë dëmesh të tjera, nëse nuk do të votojë në Kuvendin e saj formimin e Gjykatës Speciale, është thënë të martën, gjatë një tryeze me titullin “A duhet Kuvendi I Kosovës që të votojë Gjykatën Speciale”, raporton “KOHA”

Katër skenarët më të këqij që do të mund të ndodhin, në rast se Kosova nuk e voton Gjykatës Speciale, janë se: së pari mandati i Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës mund të vazhdohet; së dyti, raportet e SITF lidhur me krimet e kryera gjatë dhe pas luftës në Kosovë mund të referoheshin nga Këshilli I Sigurimit tek Gjykata Penale Ndërkombëtare; së treti, Këshilli i Sigurimit I KB-së do të përdorte Rezolutën 1244 si bazë për themelimin e një tribunali ndërkombëtar dhe një gjykatë e tillë do të mund të themelohej përmes koordinimit të Misionit të KB-së në Kosovë (UNIMIK) dhe BE-së, dhe në fund, Këshilli i Sigurimit I KB-së mund të përdorë kapitullin VII të kartës së KB për të krijuar një tribunal ndërkombëtar.
 
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka thënë se me krijimin e dhomave speciale të kësaj Gjykate, do të qartësoheshin shumë gjëra dhe shumë dilema në lidhje me supozimet për krimet e kryera në të kaluarën. Duke iu referuar Raportit të Dik Marty-it, ai ka thënë se “ka ardhur koha që këto akuza kaq të rënda, të zbardhen”.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit