1.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Katër qytete turke në mesin e qyteteve më të vizituara në botë

Më të lexuarat

Qytetet turke Stambolli, Antalia, Edirneja dhe Artvini kanë zënë vend në listën e “100 qyteteve më të vizituara në botë” të përgatitur nga kompania hulumtuese ndërkombëtare “Euromonitor International”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në listën e shpalosur në kuadër të Panairit të Turizmit Ndërkombëtar në Londër, Hong Kongu ka zënë vendin e parë me 26,6 milionë vizitorë vitin e kaluar.

Ndërkaq, kryeqyteti i Tajlandës, Bangkoku, është radhitur i dyti me rreth 21,2 milionë vizitorë, kurse në vendin e tretë kryeqyteti britanik Londra me 19,2 milionë vizitorë.

Lista është përgatitur nga vizitat e vitit të kaluar, ndërsa për bazë janë marrë vizitat që kanë përfshirë qëndrimin prej të paktën 24 orëve në një qytet të caktuar.

Në listë, Stambolli është radhitur në vendin e 15-të me 9,17 milionë turistë, Antalia në vendin e 29-të me 6,1 milionë turistë, Edirneja në vendin e 68-të me 2,8 milionë turistë dhe Artvini në vendin e 85-të me 2,4 milionë turistë.

Ndërkohë, sipas parashikimeve të raportit, Stambollin pritet ta vizitojnë nga 9,5 milionë vizitorë në vitin 2020, Antalian shtatë milionë, Edirnen tre milionë dhe Artvinin 2,8 milionë vizitorë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit