Soda bikarbonati (soda e bukës) pastron dhe zbardh dhëmbët. Përzieni një lugë të vogël sodë, pak kripë dhe disa pika uthulle dhe me këtë përzierje lani dhëmbët. Veprimin e njëjtë përsëriten dy deri në katër herë në muaj dhe rezultati do të jetë – dhëmbë të mrekullueshëm dhe të kuruar.
Limoni dhe soda
Në një enë hidhni ¼ e filxhanit sodë bikarbonati dhe lëngun e gjysmës së limonit. Përzierjen vënie në dhëmbë dhe lëreni të veprojë tre minuta, mirëpo jo më gjatë sepse do të mund të dëmtoni zmaltin e dhëmbëve. Lani dhëmbët me pastë, ndërsa këtë veprim përsëriteni një herë në javë.
Luleshtrydhja (dredhëza)
Nëse dëshironi që pa u munduar fare t’i zbardhni dhëmbët, përdorni luleshtrydhet. Ngjeshi për dhëmbë dhe fërkoni me të dhëmbët. Pastaj lani me pastë, në mënyrë që sheqeri dhe thartina të mos e dëmtojnë zmaltin.
Uthulla e mollës
Uthulla e mollës ndihmon në eliminimin e njollave dhe në zbardhjen e dhëmbëve dhe mbyt bakteret e dëmshme në zgavrën e gojës. Në një gotë me ujë hidhni një lugë të vogël uthulle dhe me të lani gojën, ndërkaq dhëmbët lani me pastë. Këtë veprim mund ta përsërisni çdo ditë.
Dafina dhe portokalli
Dhëmbët do t’i zbardhni nëse i lani me përzierje të fletëve të dafinës dhe të lëvores së thatë të portokallit. Në një enë vini të njëjtën sasi të fletëve të bluara të thata dhe të lëvoreve të thata të portokallit dhe shtoni pak ujë. Qiteni në dhëmbë dhe lëreni të veprojë tri deri në katër minuta. Pastaj lani dhëmbët me pastë./albtime/kohaislame