1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Katër gra hafëze, në përpjekje për ta ngjallur traditën e leximit të Kur’ani në grup (Mukabele), në Shkup

Më të lexuarat

Tradita e leximit të Kur’anit në grupe (Mukabele), e cila daton që nga periudha Osmane, vazhdon edhe sot e kësaj dite të kultivohet në qytetin e Shkupit.

Tradita e cila u trashëgua nga periudha Osmane, pati stagnuar gjatë viteve të 90-ta, për tu ringjallur përsëri nga 4 gra hafëze, të cilat këtë vit kanë zgjedhur Qendrën Kulturore Jigit Pasha, për ta kthyer këtë traditë të bukur.

Në këtë qendër krahas leximit të Kur’anit, ofrohet edhe mësim- leximi për ato të cilat nuk dinë të lexojnë në gjuhen arabe, transmeton yenihaberden.

Kadrie Sylejman – njëra nga hafizet e Shkupit – e cila është pjesë e këtij organizimi, thotë se Ramazani në të gjithë Ballkanin, posaçërisht në Shkup, kalon në një atmosferë më ndryshe.

Qendra Kulturore Jigit Pasha, e hapur vitin e kaluar, mori vendim që këtë traditë ta ringjall në mesin e grave dhe femrave shkupjane. Vlera e këtij organizimi rritet edhe më shumë, kur dihet që Mukabeleve do t’iu prinë 4 hafizet nga Shkupi: Tuba Ibish, Berru Emin, Habibe Loki dhe Kadrie Sylejman.

Organizime të ligjëratave fetare

Krahas leximit të Kur’anit, këtë vit për herë të parë janë duke u mbajtur ligjërata me karakter fetar për të interesuarit. Qëllimi i këtyre organizimeve sipas Kadrije Sylejman, “është ta prezantoj në mënyrën më të mirë shoqatën dhe ta risë ndjenjën shpirtërore sa më shumë”.

Duke ua uruar të gjithëve Ramazanin, Sylejmani potencoi që këto nuk do të jenë aktivitet e vetme të shoqatës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit