1.Allahu nuk i do të padrejtët, zullumqarët.
Allahu i Madhëruar thotë: “Allahu nuk i do të padrejtët.” (Ali Imran, 57.) Padrejtësi do të thotë: vendosje e gjërave jashtë vendit të tyre. Zullumqarët janë ata që nuk besojnë, të cilët i shoqërojnë shok Allahut, gënjejnë dhe shpifin gënjeshtra për Allahun.
2.Allahu nuk e do çrregullimin dhe shkatërruesit.
Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu nuk e do çrregullimin.” (Bekare, 205) Gjithashtu Allahu thotë: “Allahu nuk i do ngatërrestarët.” (Maide, 64). Çrregullimi është e kundërta e përmirësimit. Shkatërruesit janë ata që bëjnë trazira në tokë, bëjnë çrregullime dhe pengojnë nga rruga e Allahut.
3.Allahu nuk i do tradhtarët.
Allahu thotë: “Allahu nuk i do ata që tradhtojnë (fshehurazi).” (Enfal: 58). Gjithashtu Allahu thotë: “Allahu nuk I do tradhtarët mohues.” (Haxhxh,38) Tradhtia është mashtrim dhe fshehje gjërash, është e kundërta e besës. Tradhtarët janë ata që mundohen ta tradhtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, tradhtojnë kur u besohet diçka.
4.Allahu nuk i do kryelartët.
Allahu thotë: “Ai nuk i do kryelartët.” (Nahl, 23) Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Nuk do të hyjë në xhenet ai i cili ka në zemrën e tij sa grimca e atomit mendjemadhësi.” Kryelartësi është ta shohësh veten mbi të tjerët, t’i nënçmosh ata. Mendjelartët janë ata të cilët tregohen mendjemëdhenj ndaj adhurimeve për Allahun e Madhëruar.
5.Allahu nuk i do ata që përbuzin furnizimin.
Allahu thotë: “Hani nga të mirat që ju dhuruam e mos u bëni përbuzës, se do t’ju godasë hidhërimi Im. E atë që e zë hidhërimi Im, ai ka mbaruar.” (Ta-Ha, 81) Përbuzja është të tejkaluarit e kufirit. Përbuzësit e furnizimit janë ata të cilët Allahu i ka furnizuar me furnizim, por e kanë përbuzur atë dhe kundërshtuan ndaj asaj që u urdhëruan dhe Allahu është i hidhëruar me ta.