-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Katari kundërshton zgjidhjen politike të krizës siriane

Më të lexuarat

Ministri i jashtëm i Katarit në vazhdim të qëndrimit anti regjimit sirian në këtë vend, ka kundërshtuar zgjidhjen politike për ti dhënë fund krizës në Siri.
Sipas burimeve libaneze, Khaled Ibn Mohamad Al Atie, në vazhdim të qëndrimit anti diktatures siriane, ai ka deklaruar se organizimi i konferencës ndërkombëtare Gjeneva 2 dhe paraqitja e rrugëzgjidhjes politike nuk mund ti jap fund krizës aktuale në Siri. Khaled Ibn Mohamad Al Atie shtoi se Katari nuk është aspak në pritje të rezultateve pozitive nga takimi Gjeneva 2 dhe nuk dëshiron që të marrë pjesë në bisedimet me diktaturen siriane. Katari ka mbështetur vazhdimisht opoziten në Siri si nga ana financiare edhe nga ana e armatimeve dhe së bashku me disa vende të tjera si Arabia Saudite, Turqia dhe disa vende perëndimore kërkojnë shtimin e perkrahjes ndaj popullates në Siri dhe rrëzimin e diktatorit Bashar Asad, nga pushteti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit