-2.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Katari i zgjat dorën e ndihmës Greqisë me një marrëveshje të vlerës 1 miliadrë euro

Më të lexuarat

Katari ka vendosur të ndihmojë Greqinë… Marrëveshja ku parashikohet që Katari të ndihmojë kompanitë e vogla dhe të mesme greke me 1 miliardë euro, është nënshkruar prej Kryeministrit të Greqisë Andonis Samaras gjatë vizitës së tij në Doha.

Kryeministri i Katarit Sheik Hamid Bin Xhasin Al Sani, në konferecën për shtyp, tha se në këtë projekt ata do të bëjnë investime të vlerës 1 miliardë euro për kompanitë e vogla dhe të mesme greke.

Ndërsa në lidhje me kohëzgjatjen e kësaj ndihme Kryeministri i Katarit nuk dha ndonjë informacion.

Një pyetjeje të drejtuar nëse ata do të marrin pjesë në tenderat për ndërmarrjet që do të privatizohen në Greqi, Kryeministri Al Sani iu përgjigj me fjalët se ata nuk janë për pjesmarrjen nëpër tendera por për parapëlqejnë shitjet direkt.

“Në ditët e sotme është e vështirë të gjesh investitorë seriozë. Ne jemi këta investitorë dhe njëkohësisht edhe miq të Greqisë”, tha Kryeministri i Katarit.

Edhe në muajin nëntor të vitit të kaluar, Katari kishte nënshkruar marrëveshje me Italinë në krizë ekonomike për bërjen e investimeve.

Specialistët vënë në dukje se marrëveshja e vlerës 1 miliardë euro, nuk kanë për ta shpëtuar dot një vend që ka 480 miliardë dollarë borxh, por ajo mbart rëndësi sepse tregon që Greqia është ende një vend ku mund të bëhen investime.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit