1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Katari i gatshëm të mbështesë diplomacinë kosovare

Më të lexuarat

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, ambasadori Beqir Ismaili, prit në një takim të ngarkuarin me punë të shtetit të Katarit në Shqipëri, jo-rezident për Kosovë, Hashim Ibrahim Al-Sada.

Në ketë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në mes të Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës dhe Institutit Diplomatik të Katarit. Ambasadori Ismaili njoftoi Al-Sadan për rolin e Akademisë Diplomatike dhe rëndësinë e Akademisë në trajnimin e diplomatëve të rinj të Kosovës.

Gjatë këtij takimi Al-Sada ndau përvojën e tij disavjeçare në Akademinë e Katarit dhe mirëpriti bashkëpunimin e mëtutjeshëm në mes të këtyre dy institucioneve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit