4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Katari bën i thirrje SHBA-ve të hetojnë rreth luftës financiare kundër tij nga Abu Dhabi

Më të lexuarat

Katari i kërkoi zyrtarisht autoriteteve mbikëqyrëse financiare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të kryejnë hetimin e transaksioneve të dyshimta në valutë të huaj nga ana e degës më të madhe të “First Abu Dhabi Bank” në tregun bankar amerikan, me qëllim për të dëmtuar ekonominë e Katarit dhe monedhën e tij kombëtare, si pjesë e bllokadës së vendosur prej shteteve e Gjirit kundër Dohas.

Sipas një raporti që publikoi “Reuters” të dielën, Banka Qendrore e Katarit i dërgoi më 26 shkurt, një letër Departamentit të Thesarit të SHBA-ve (Komisionit i “Commodity Futures Contracts”) përmes firmës ligjore ndërkombëtare “Lewis Clayton, Paul Weiss Rifkind Wharton & Garrison”, ku kërkoi hetimin e degës së “First Abu Dhabi Bank” në Shtetet e Bashkuara me akuzën e manipulimit të monedhës kombëtare katariane (rial) si dhe të tregjeve të bonove të Katarit.

Banka Qendrore e Katarit në letrën e saj (të cilën e citoi “Reuters” dje) tha se ajo beson që “Dega amerikane e First Abu Dhabi Bank ka marrë pjesë në një skemë të paligjshme të luftës financiare kundër Katarit, nëpërmjet manipulimit të monedhës, aksioneve, dhe tregjeve financiare në Katar”.

“Këto veprime duhet të ndalen menjëherë. Kërkojmë të verifikohet nëse Banka Kombëtare e Abu Dhabi ka mbështetur në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë manipulimin e tregjeve në Katar nëpërmjet degës së saj në Amerikë” – citoi Reuters nga letra.

Banka Qendrore e Katarit njoftoi më 19 dhjetor se kishte nisur një hetim ligjor rreth përpjekjeve për të dëmtuar ekonominë e Katarit nëpërmjet manipulimit të tregjeve valutore, obligacioneve dhe derivateve.

Guvernatori i Bankës Qendrore Abdullah bin Saud Al Thani theksoi se “Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq ndërsa vendi ynë është nën vazhdën e sulmeve të tilla” – duke duke iu referuar faktit që Banka Qendrore e Katarit kontraktoi zyrën ligjore “Paul Weiss Rifkind Wharton AT & Garrison” me seli në Nju Jork, për të udhëhequr hetimin. “Ne do të marrim të gjitha hapat e nevojshme kundër çdo përpjekjeje për të manipuluar rialin apo tregjet financiare katariane që do të zbulojmë, për të përcaktuar identitetin e secilit person të përfshirë në këto akte të kundraligjshme, dhe ti çojmë ato para drejtësisë” tha ai, duke siguruar se “Deri në heqjen e plotë të bllokadës së paligjshme, Banka e Katarit do të punojë për garantimin e një sektori financiar dhe ekonomi të fortë e të qëndrueshme, pavarësisht masave të paligjshme të vendeve të bllokadës”.

Image

Para ca kohësh, portali amerikan “Intercept” publikoi një e-mail të ambasadorit të Emirateve në Shtetet e Bashkuara Yousef Al Otaiba. E-maili i rrjedhur zbulonte se Abu Dhabi planifikonte nisjen e një lufte financiare kundër Katarit, e cila përfshinte një sulm ndaj monedhës katariane përmes manipulimit të bonove dhe obligacioneve katariane.

Në këtë kontekst,”The Wall Street Journal” zbuloi në një raport të fundit një formë tjetër të luftës nga shtetet e bllokadës ndaj Katarit, nëpërmjet sabotimit ekonomik, manipulimit të monedhës katariane (rial) dhe shkaktimit të një mungesë të rëndë të likuiditetit, çka do të ndikonte jo vetëm mbi Dohan, por mbi të gjitha palët që kryejnë aktivitet financiar me të.

Drejtori i Zyrës së Komunikimit të Qeverisë, Saif bin Ahmed Al Thani, njoftoi dje se Shteti i Katarit ka hapur që në javët e para të krizës me katër vendet e bllokadës, një hetim zyrtar për të zbuluar të vërtetën e informacionit në lidhje me përpjekjet për të manipuluar monedhën vendase.

Gjithashtu, Katari ka nisur të ngrejë padi kundër kompanive dhe individëve të përfshirë në fushatën e informacioneve të rreme me qëllim dëmtimin e reputacionit të Katarit, ekonomisë së tij dhe klimës së investimeve.

Zyra e Komunikimit të Qeverisë paraqiti një ankesë të premten e kaluar pranë Gjykatës së New York-ut në Manhattan, ku vuri në dukje se të pandehurit kishin përdorur që prej Tetorit të kaluar llogari nën emrin (Qatar Exposed) në Facebook, Twitter, YouTube dhe në faqe të tjera interneti për të përhapur lajme të rreme në lidhje me qeverinë e Katarit, duke shpërndarë informacione negative për ti shkaktuar dëme reputacionit të vendit.

Zyra tha se  rreth 5 % e ndjekësve të “Qatar Exposed” në Twitter janë programe të automatizuara, por shumica e lajmeve të rreme përhapen tek llogaritë reale dhe njerëzit e vërtetë.

Theksohet këtu se Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini, së bashku me Egjiptin, kanë vendosur një bllokadë ajrore, tokësore dhe detare kundër Katarit që prej 5 Qershorit të 2017.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit