17.4 C
Pristina
Saturday, June 29, 2024

Katar – Përcaktohen burimet e sulmeve kibernetike

Më të lexuarat

Krahas tensionimit me vendet e rajonit, Katari po ballafaqohet edhe me sulme kibernetike, për të cilat besohet se janë shkaktarë të krizës në fjalë.

Janë publikuar edhe rezultatet e para të hetimeve në lidhje me sulmin kibernetik ndaj llogarive të mediave sociale dhe faqes zyrtare të Agjencisë së Lajmeve të Katarit (QNA).

Në një deklaratë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Brendshme e Katarit thuhet se ekipi i hetimit ka përcaktuar se sulmi kibernetik është kryer duke përfituar nga një hapësirë në faqen e Agjencisë QNA dhe se janë përdorur metoda të reja dhe teknologjia e lartë.

Në deklaratë është theksuar se ekipi ka përcaktuar burimet nga është kryer sulmi, por nuk është dhënë informacion i detajuar në lidhje me çështjen.

Në kuadër të hetimit thuhet se në prillin e kaluar është përcaktuar një dosje për shkeljet, e cila është përdorur në publikimin e lajmeve të pabaza.

Ndër të tjera bëhet e ditur se Ministria e Brendshme pas përfundimit të hetimit do ti paraqesë të gjitha rezultatet.

Agjencia zyrtare e lajmeve të Katarit, QNA, në natën e 23 majit publikoi deklarata “kundër SHBA-ve dhe pro-Iranit”, të cilat iu atribuuan Emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, ku deklaratat në fjalë u përhapën gjerësisht dhe në një kohë të shkurtër në media.

Disa orë pas kësaj Drejtori i Departamentit të Komunikimit të qeverisë së Katarit Sheik bin Ahmed Al Thani, njoftoi se faqja e QNA ishte përballur me sulme kibernetike.

Gjithashtu edhe Ministria e Jashtme e Katarit deklaroi se QNA ishte sulmuar kibernetikisht dhe se lajmet e publikuara nuk paraqesin të vërtetën, ndërsa ka kërkuar nga mediat që të mos merrnin në konsideratë këto lajme.

Organet e shtypit në Lindjen e Mesme kryesisht ato të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) duke mos marrë në konsideratë deklaratat e kryera të sulmit kibernetik e shndërruan në një fushatë kundër Katarit.

Organet mediatike të Lindjes së Mesme me në krye ato të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe të Arabisë Saudite nuk morën në konsideratë këto përgënjeshtrime ndërsa këtë sulm kibernetik e kishin kthyer në një fushatë ndaj Katarit.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Katarit, Sheik Muhammed bin Abdurrahman Al Thani, në një konferencë të organizuar për shtyp të organizuar më 25 maj ka deklaruar se kjo është një fushatë e njollosjes me objektiv Katarin.

Ministria gjithashtu ka dënuar ashpër edhe vazhdimin e përdorimit të këtyre lajmeve nga ana e disa organeve mediatike edhe pse ishte deklaruar se ato nuk pasqyrojnë të vërtetën, duke thënë se organet mediatike, të cilat vazhdojnë me transmetimin e lajmeve në fjalë i kanë shkaktuar goditje unitetit dhe integritetit mes vendeve të Gjirit.

Pas deklaratës së ministrisë nga vendet e Gjirit nuk ishte bërë ndonjë deklaratë zyrtare ndërsa Arabia Saudite, EBA ndaluan qasjen në vend të të gjitha institucioneve që kishin transmetime me origjinë nga Katari si faqja e internetit QNA, Televizioni shtetëror i Katarit, faqet e lajmeve të organeve të shtypit të Katarit si dhe faqja e lajmeve Al Jazera me qendër në Katar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit